Ekspertë të huaj për hetimin e videos së Metës

Duket se Prokuroria po kërkon hetime të detajuara për këtë rast. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë autoriteteve amerikane për të ndihmuar me ekspertë.
“Për shkak të rëndësisë së çështjes, dhe protagonistëve që janë pjesë e saj, kemi kërkuar një ekspert të huaj për të vërtetuar autenticitetin ose jo të video-përgjimit”, ka thënë një zyrtar i Prokurorisë për mediat, pa dashur të identifikohej.
Sipas kërkesës së Prokurorisë shqiptare ekspertimi i video-përgjimit është i nevojshëm për të përcaktuar autenticitetin. Prokuroria lë të hapur mundësinë për sjelljen e pajisjeve për realizimin sa më të saktë të ekspertimit. Prokuroria ka konfirmuar gjithashtu se është marrë përgjigje pozitive për kërkesën e bërë.
Hetimet do të zhvillohen në dy drejtime. Së pari, do të hetohet nëse regjistrimi është linear dhe nuk ka ndërhyrje si dhe konfirmimi i bisedës. Kjo do të thotë se ekspertët me anë të pajisjeve do të pastrojnë materialin nga zhurmat dhe më pas do të bëjnë zmadhimin e figurës për të parë nëse lëvizja e buzëve përputhet me fjalët e thëna.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka nisur gjatë ditës së djeshme sekuestrimin e dokumenteve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, duke kërkuar informacion rreth bizneseve të personave të përmendur në video. /S.Lleshi/Start/
2011-01-15 09:32
[