E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dhe DASH dhurojnë pajisje për policinë shqiptare

“Një forcë policore profesioniste është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e sistemit ligj-zbatues në vend”, tha Jack Bell, kreu i Departamentit të Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së. “Këto pajisje do të përdoren për vlerësimin e provimeve të studentëve dhe punonjësve të policisë, duke ndihmuar për përzgjedhjen e personelit në një mënyrë më të saktë, moderne dhe transparente”.

Pajisjet e reja “Scantron” do t’u ofrojnë studentëve dhe punonjësve të policisë mundësinë për vlerësimin e provimeve të tyre në çast pranë Drejtorive të Arsimimit Policor dhe Personelit, si dhe mundësinë për t’i marrë rezultatet menjëherë pas bërjes së provimit.

Gary Bullard, Menaxheri i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, tha: “Ambasada e SHBA-së, përmes ICITAP-it, ka kënaqësinë të mbështesë Policinë e Shtetit në përpjekjet për nxitjen e transparencës dhe efikasitetit në procedurat e rekrutimit dhe rritjes në detyrë”.

Dhurimi është pjesë e punës së vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së dhe ICITAP-it në ndihmë të Policisë së Shtetit në përpjekjet e saj për t’u modernizuar. Qëllimi është promovimi i profesionalizmit dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit që i ofrohen qytetarëve të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-01-15 08:54
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›