E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryenin manovra të rrezikshme, policia identifikon nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e automjeteve

Shoferi i një automjeti që bënte manovra të rrezikshme në rrugë për të bërë video dhe më pas i postonte në rrjete sociale është identifikuar nga policia dhe është gjobitur me 40 mijë lekë të rinj.

Policia ka identifikuar edhe një tjetër shofer që kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij duke u bërë rrezik për veten dhe kalimtarët.

Edhe për shoferin e mjetit tjetër u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›