E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Pica në flakë” çon në zjarr vdekjeprurës në një restorant në Spanjë, 2 viktima dhe 12 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri në një restorant në Madrid të Spanjës, pasi kamerieri, aksidentalisht i vuri flakën dekorimeve të ambientit. Një nga viktimat ishte një punonjës restorant, ndërsa tjetri një klient.

Zjarri duket se ishte ndezur fillimisht nga kamerieri, i cili kishte hedhur alkool mbi një picë dhe i kishte vënë asaj flakën për të krijuar “picën në flakë” për të cilën njihej restoranti. Por flakët kapën lule plastike dhe dekorime të tjera në tavan duke bërë që zjarri të dilte jashtë kontrollit.

Zjarrfikësit ishin në gjendje të përgjigjen shpejt pasi stacioni i tyre ishte vetëm disa qindra metra larg restorantit, ndërsa zjarri u shua në më pak se 10 minuta pasi u ngrit alarmi.  

Shefi i zjarrfikësve në Madrid, Carlos Marin, tha se nëse stacioni i zjarrfikësve nuk do të kishte qenë aq afër me restorantin, do të kishte ndodhur “një tragjedi”..

 “Nëse do të ishim vonuar edhe katër apo pesë minuta të tjera, do të kishte më shumë viktima për shkak të flakëve dhe tymit”, tha ai./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›