E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liqene, pyje e deri edhe kafeja në filxhanin tuaj, ja gjërat që rrezikojnë të zhduken ndërsa temperaturat rriten

Askush nuk është i sigurt nga kriza klimatike pasi ajo rrit temperaturat dhe nxit motin ekstrem që shkatërron komunitetet dhe i shtyn speciet bimore dhe shtazore “në buzë të greminës”.

Tetë vitet e fundit ishin më të nxehtat e regjistruara. Përqendrimi në rritje i ndotjes nga ngrohja e planetit po e dërgon botën tonë drejt pikave të pakthyeshme të klimës, përtej të cilave disa nga speciet dhe ekosistemet më ikonike mund të mos shpëtohen më.

Nga liqenet e mëdha të SHBA-së deri te pyjet e Bangladeshit e madje edhe kafeja në filxhanin tuaj, gjithçka është në rrezik ndërsa bota nxehet.

Një mega thatësirë e nxitur nga ndryshimet klimatike ka ndihmuar në shtyrjen e Liqenit të Kripur në nivele kaq të ulëta rekord sa mund të zhduket në 5 vitet e ardhshme.

Alpet mund të humbasin deri në 70% të mbulesës së dëborës deri në fund të shekullit nëse temperaturat vazhdojnë të rriten.

Rritja e nivelit të detit dhe motit ekstrem duket se do të zhdukin një nga bastionet e fundit të mbetura për tigrat e Bengalit.

Nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten, sasia e tokës së përshtatshme për të kultivuar kafe në Minas Gerais, Brazil, shteti më i madh i prodhimit të kafesë në botë mund të tkurret deri në 20% .

Bimët e kafesë lulëzojnë brenda një diapazoni të ngushtë të temperaturës, reshjeve dhe lartësisë, duke i bërë ato shumë të ndjeshme ndaj klimës .

Zonat e tjera kryesore të rritjes së kafesë, duke përfshirë Vietnamin, Indonezinë dhe Kolumbinë, gjithashtu janë prekur. Rritja e temperaturave mund të zvogëlojë numrin e rajoneve më të përshtatshme për rritjen e kafesë me 50% deri në vitin 2050./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›