Kryente manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet shoferi i kamionit

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Drejtuesi i një kamioni i cili kryente manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës është gjobitur nga policia Rrugore e Tiranës.
Policia njoftoi sot se “në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se: Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit”
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
/a.f/