E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari maqedonas,Velanovski nesër në Kosovë

Të martën, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, Kosovën do ta vizitojë një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë, me në krye kryetarin Trajko Velanovski.

Mësohet se gjatë takimit palët do të bisedojnë për marrëdhëniet mes tyre dhe bashkëpunimin e dy kuvendeve.

Pas takimit të delegacioneve, mësohet se Krasniqi dhe Velanovski do të dalin në konferencë të përbashkët për media.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›