SHBA, arrestohet për terrorizëm një shqiptar i Kosovës

Sami Osmakac, 25 vjeç, me prejardhje nga Kosova është arrestuar në SHBA. Ai akuzohet për planifikimin e hedhjes së bombave dhe për sulme në Tampa.
Gjithashtu Osmakac akuzohet për tentim të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë (eksplozivë) dhe do të paraqitet pasditen e sotme (sipas kohës amerikane) në gjykatë. Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë 250.000 dollarë.
"Dua të bëj diçka të tmerrshme. Sikur një ditë, një natë, diçka do të ndodhë. Pastaj, pas 6 orësh diçka tjetër”, ka thënë Osmakac, sipas dokumenteve policore. Ai tentoi të blinte 10 granata dhe një AK 47.