E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot brenda PS perkryetarin e ri te Tiranes

Te tjera rreth shkrimit PS Vlora e Tirana me 2 standarde TIRANE- Ka marre permasat e nje komploti te vertete zgjedhja e kryetarit te PS te qytetit te Tiranes proces qe pritet te zhvillohet me 20 shkurt pikerisht diten e renies se bustit te diktatorit Enver Hoxha. Strukturat e PS ne Tirane ne vend qe te rrezatonin imazhin e parties ne te gjithe Shqiperine per sa i perket respektimit te statutit ne zgjedhjen e strukturave dhe te forumeve te saj sipas burimeve brenda strukturave me te larta te socialiste po jep nje shembull per te mos u pasur zili ne te gjithe vendin. Ose sepaku ne ato 117 njesite vendore ne te cilat nuk jane zgjedhur ende kreret e organizatave asamblete drejtuese dhe ne fund te kreret te PS per te gjitha keto njesi vendore. Madje jo vetem referuar statutit por dhe logjikes se zgjedhjeve ne nje parti politike gjithcka me sa duket ne degen me te madhe te PS ne Shqiperi pra ne qytetin e Tiranes shtojne keto burime zyrtare eshte nisur se prapthi duke pervijuar ne kete rast nje sere veprimesh antistatutore qe mund te cojne ne nje carje serioze ne PS e kryeqytetit. Teksa kryetari i PS Edi Rama ka kerkuar pak dite me pare qe te perfundojne urgjent zgjedhjet ne 117 njesite vendore ku ende nuk jane zhvilluar ne kryeqytet tashme perplasjet jane te hapura. Mesohet se mbreme rreth ores 21.30 sipas ketyre burimeve jane thirrur ne seline e PS drejtuesi i komanduar i PS te Tiranes Sajmir Tahiri drejtuesit e njesive bashkiake qe jane aktualisht te zgjedhur dhe te komanduar dhe nen prezencen dhe te sekretarit te Organizimit ne PS Klosi eshte zhvilluar nje mbledhje e shkurter ku eshte kerkuar qe te sillen ne parti te gjitha kandidaturat per kreun e PS per qytetin e Tiranes mes te cileve do te perzgjidhet me 20 shkurt kryetari i ri. Pikerisht ketu shprehen burimet brenda forumit te larte te socialisteve ka nisur shkelja e statutit te PS. Pasi nuk mund te zgjidhet kryetari i PS per qytetin e Tiranes pa u zgjedhur me pare kryetaret e PS per 11 njesite bashkiake nga te cilat kater prej tyre aktualisht jane pa kryetare. Sipas ketyre burimeve logjika e zgjedhjeve ne parti por dhe sipas statutit te PS eshte qe zgjedhjet fillojne qe nga kryetaret e organizatave qe bashke me delegatet e kongresit si dhe ata qe dalin nga votimi ne njesine bashkiake perbejne asamblene ku votimi behet ne te njejten kohe si per kete trupe drejtuese e PS ashtu dhe per kryetarin e PS per njesine bashkiake ne kryeqytet. Pastaj kalohet te zgjedhja e kryetarit te qytetit ku serish votimi behet ne te njejten kohe me anetaret e asamblese se madhe te qytetit e cila perbehet dhe nga kryetari por dhe nga delegatet dhe nga 11 kryetaret socialiste te njesive bashkiake te kryeqytetit. Burimet saktesojne se te gjitha keto levizje jane jashtestatutore madje nuk ndjekin as rrjedhen e zgjedhjeve brenda ne PS te cilat duhej te kishin perfunduar ne te gjithe vendin perpara kongresit te PS duke i cilesuar te gjitha keto veprime pas kongresit si jashtestatutore. Ne nuk duhet te interesohemi per zgjedhjen thjeshte te kryetarit te PS te qytetit te Tiranes por duhet te mendojme se si duhet te rigjenerohet partia ne kryeqytet. Dega e Tiranes rrezaton ne gjithe Shqiperine eshte me e ndricuar ka me shume intelektuale dhe zgjedhja duhet ti sherbeje imazhit te partise. Pra jo caktimit te nje kryetari partie pasi gjithnje nder vite dega e PS Tirane ka reflektuar kulture konkurrence dhe inteligjence.
Kane lene nje mbledhje ne 9.30 e darkes te PS. Sekretari i organizimit dhe kryetari i komanduar i PS Tirane qe eshte dhe kandidat therrasin ata qe ata jane ngarkuar per njesite te cileve nje pjese u ka mbaruar mandati per te dhene emrat e kandidateve per kryetarin e PS te qytetit te Tiranes. Cfare mesazhi percjell te njerezit kjo mbledhje e nates ka nenvizuar zyrtari i larte u PS. I cili ka nenvizuar se po perdoret emergjenca ne te cilen ndodhet vendi per shkak te bores per te bere keto veprime dhe zgjedhur drejtuesin e PS te qytetit te Tiranes.
ne foto Edi Rama dhe Sajmir Tahiri
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›