E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Ndoka-Lesi gati bashkimi ne nje PDK

TIRANE- Demokristianet me sa duket do te hyjne ne zgjedhje si nje parti e bahskuar me vete per te qene nje force potencuese ne Kuvend pas zgjedhjeve parlamentgare te qershorit te vitit te ardhshem. Keshtu Nard Ndoka dhe Nikolle Lesi perkatesisht kryetaret e PDK dhe LDK jane takuar dje per te biseduar per gjetjen e nje formule bashkepunimi e bashkimi ne nje parti te vetme politike kristiane. Te dyja partite bashkarisht kane mbi 80 mije vota kombetare dhe nisur nga ky fakt si dhe nga mosperfaqesimi dinjitoz i ketyre forcave politike ne qeverisjen e vendit dhe ne Parlament kryetari i PDK dhe kryetari i LDK si dy formacione te te njejtit spekter ndonese per momentin ne dy kampe te ndryshme politike u takuan dhe biseduan per gjetjen e nje formule bashkimi thuhet ne deklaraten per mediat te nxjerre zyrtarisht nga zyra e shtypit e LDK te Nikolle Lesit. I cili aktualisht eshte nje koalicionin qeverises me Berishen dhe mban postin e zv.ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Njeheresh ky takim sipas zyres se shtypit te Lesit ka sherbyer dhe per te biseduar ne lidhje me percaktimin e kampit politik ku do te qendrojne perfundimisht ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokristianet te perfaqesohen denjesisht ne Parlament dhe mundesisht me nje grup parlamentar. Nje hap i tille i ndermarre nga ana e demokristineve te te dyja kraheve kane vene ne pikepytje dhe aleancat ne te cilat ndodhen aktualisht. Pasi Lesi eshte ne qeverisje dhe nje bashkim me Ndoken do te sillte ose terheqjen e liderit te PDK ne qeverisjen e Berishes ose kalimin e vete Lesit ne koalicionin opozitar ndoshta jo me Ramen por me nje bashkim politik te qendres ne perberje te te cilit do te ishin dhe partia e Topit dhe e Spahiut. Ndersa Ndoka vete ka dhene sinjalet permes deklaratave se ka pasur oferta nga Berisha per ne qeverisje por nuk mohon as mundesine qe krahas koalicionit me PS dhe te majtet te pretendojne dhe per nje koalicion me Topin dhe Spahiun.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›