E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli takon kryeministrin Gruevski

Kryeministri i Maqedonise Nikola Gruevski u prit ne nje takim te vecante dhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila vlerësoi si një sinjal të fortë për ne, për Maqedoninë për të gjithë rajonin kohen qe zgjodhi kryeministri Gruevski për të vizituar vendin tonë, momentin e festimeve të 100 vjetorit te Pavarësisë.

Shefi i qeverisë maqedonase ndërsa uroi për festën e 100 vjetorit të Pavaresisë tha se sheh në vendin tonë një atmosfere që flet për një të ardhme shumë pozitive. Gjate takimit Kryetarja e Kuvendit theksoi se është hera e parë që Ballkani ka një strategji dhe objektiv të përbashkët, integrimin evropian. Ndërkohë që Kryeministri Gruevski u shpreh se parlamentet tona japin një kontribut të rëndësishëm në nxitjen dhe përparimin e proceseve integruese të dy vendeve drejt NATO e BE. Janë pikërisht ato që i japin udhë miratimit të legjislacionit të nevojshëm për anetaresim - tha shefi i qeverisë maqedonase.

Kryeparlamentarja Topalli përgëzoi për përparimin e bërë nga Maqedonia në procesin e integrimit në BE, duke uruar çeljen sa më e shpejtë e bisedimeve të anëtarësimit, pasi, siç tha ajo, suksesi i vendit tuaj dhe i vendeve të rajonit është sukses për të gjithë rajonin.
Së bashku zonja Topalli dhe Kryeministri Gruevski shprehën domosdoshmërinë për të rritur e thelluar bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy vendeve në projekte të mëdha rajonale, si marrëveshjet konkrete për energjinë, infrastrukturën, Autostradën e Arbrit, Koridorin tetë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›