E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja Topalli viziton Britaninë

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është nisur sot për një vizitë zyrtare në Londër. Veç takimeve të ndryshme, ajo çka do të përbëjë edhe thelbin e kësaj vizite do të jetë ratifikimi i protokollit të NATO-s për Shqipërinë.Parlamenti i Britanisë pritet që ditën e nesërme të ratifikojë protokollin e NATO-s për Shqipërinë. Data 3 dhjetor në Britani shënon edhe nisjen e sesionit të ri plenar. Gjatë këtij sesioni në seancën plenare do të jetë e pranishme Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth si dhe kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›