E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta dhe Rama takime në Spanjë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhen në Madrid në konferencën e Partisë Socialsite Europiane. Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar të shmanget kapitalizimi oligarkik. Sipas tij autorizimi nuk sjell stabilitet por shton korrupsionin dhe konfliktet sociale. Në këtë takim Meta e ka vënë theksin edhe tek ndryshimi i kushtetutes në shqiperi. Duke e cilësuar këtë veprim negativ ai tha se progresistët mbrojnë demokracinë. Në kuadër të kësaj Meta ka shpjeguar gjithashtu se pse nuk duhej ndryshuar kushtetuta dhe pse një pjesë e partive të vogla politike e kundërshtojnë kodin e ri zgjedhor të hartuar dhe miratuar nga dy partitë e mëdha politike në vend. Ndërkohë një ditë më parë, kreu i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar një takim të lartë të së majtës evropiane. Meta ka patur takime të veçanta me Martin Schultz, Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Evropian, me Alfred Gusenbauer, ish -kancelar dhe Lider i Partisë Social -Demokrate Austriake, Elio Rupo, Udheheqes i Socialisteve Belge, dhe me Filip Korderi, Sekretar i Përgjithshem i Partisë së Socialistëve Evropiane, me të cilet ka biseduar për situatën politike në vend, për gjendjen e të majtës, si dhe per problemet që sjell në administrimin e zgjedhjeve Kodi i ri Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›