E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja i dorëzon aktet e pavarësisë 4 komuniteteve fetare

Pas dorëzimit të akteve të themelimit të shtetit shqiptar për kryetarët e bashkive të Vlorës, Shkupit, Prizrenit dhe Ulqinit, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i ka dorëzuar aktin e pavarësisë katër komuniteteve fetare në vend në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në 100 vite shtet shqiptar.

Në ceremoninë e mbajtur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kryeparlamentarja Topalli mes tjerash vlerësoi se përmes nderimit dhe vlerësimit të sakrificës së këtyre figurave, nderojmë historinë tonë, ndërsa shtoi se harmonia fetare në vend duhet ti bëjë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë.

“Sot nderojmë të gjithë komunitetet fetare, nderojmë të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit, nderojmë firmëtarët e aktit të pavarësisë, nderojmë ata që luftuan për mësimin e gjuhës shqipe, nderojmë ata që kontribuan për mësimin e gjuhes shqipe, nderojmë të gjithë ata që kontribuan në aktin e pavarësisë”- deklaroi Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›