E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepeshkopi Anastas takon Papa Benediktin në Vatikan

VATIKAN - Kryepeshkopi Anastas, po zhvillon nga 3-8 dhjetor, një vizitë zyrtare në Vatikan, me ftesë të Papa Benediktit XVI. Ky është takimi i parë i Papës me një perfaqesues te klerit ortodoks nga Shqipëria.

Papa kujtoi me admirim shembullin e të krishterëve shqiptarë që e mbajtën gjallë besimin e tyre edhe në vitet e represionit komunist, duke nënvizuar, se krishterimi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Ai theksoi se "marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve dhe orthodhoksëve janë frymëzim për gjithë popullin shqiptar, dhe dëshmojnë se është e mundur për të krishterët që të jetojnë në harmoni..."

Kryepeshkopi Anastas nga ana e tij e quajti takimin një ngjarje historike, sepse për herë të parë një përfaqësi zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën vizitë në Kishën e Romës, duke nënvizuar se dialogu teologjik dhe pajtimi janë një detyrë themelore për të gjithë udhëheqësit e Kishave.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›