Zona e Kukësit ankohet për HC-në e ardhshëm të Zhurit

Kukës, 13 gusht - Një projekt i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi me kufirin e Shqipërisë pritet të ketë impakte të forta mjedisore në zonën e Kukësit.
Hidrocentrali i Zhurit, për të cilin Prishtina ka nisur zyrtarisht procedurat e tenderimit, devijon ujërat e tre lumenjve, Bushtricë, çajë dhe Orgjot, të cilët derdhen në tokën shqiptare.
“Ky është një projekt që ka impakt shkatërrues për zonën e Kukësit. Uji shkon për ndërtimin e hidrocentralit dhe në pjesën tonë mbeten vetëm ujërat e zeza të Dragashit”, thotë një inxhinier për TCH.
Konventat ndërkombëtare ndalojnë kategorikisht devijimin në mënyrë të njëanshme të ujërave nga rrjedha e tyre natyrale dhe kushtëzojnë që kjo të bëhet vetëm me marrëveshje dypalëshe. TCH është interesuar në lidhje me këtë çështje pranë të dy qeverive, por ka marrë përgjigje vetëm nga ministria respektive e Kosovës.
Pala kosovare konfirmon projektin dhe bën të ditur se për këtë çështje është ngritur një grup pune me ekspertë të të dy vendeve. Në përgjigjen zyrtare dërguar Top Channelit, Ministria e Energjetikës e Kosovës thotë se “studimet e bëra (që nga viti 1956 e deri te studimi i fundit i vitit 2009) kanë treguar që Projekti i Zhurit ka implikime në ujërat kufitare dhe për këtë arsyeje është krijuar një grup ndërshtetëror, i cili do të studiojë dokumentacionin, si dhe do të negociojë me palën e Republikës së Shqipërisë të gjitha çështjet relevante lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit.”
Sipas palës kosovare, grupi me ekspertë të të dy vendeve pritet të mblidhet në fund të këtij muaji. Ndërsa, tashmë është i qartë pozicioni i qeverisë së Kosovës, ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë pala shqiptare, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë çështje.