Kryepolicët mohuan miqësinëFrroku: Foto rastësore? I kam miq
TIRANE - Dy ditë pas arrestimit, Arben Frroku i vetmi i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është prononcuar për herë të parë në lidhje me akuzat ndaj tij dhe me historinë e fotos me krerët e Policisë së Shtetit. Këto deklarata Frroku i ka bërë në linjë telefonike nga dhoma e izolimit ne drejtorinë e policisë të Selanikut për një media në Tiranë.
Biznesmeni Frroku mohon vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ku sipas tij ka prova të forta që kundërshtojnë faktet e policisë ndërsa për foton e publikuar në televizionin A1REPORT ku duket biznesmeni si pjesë e tavolinës gjatë një dreke me drejtuesit e policisë, hedh poshtë versionin e dhënë nga personazhet e fotos duke deklaruar se “nuk ka qenë një fotot rastësore, por një foto e bërë mes miqsh në një drekë në një lokal në Dajt”.
Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe rrëfen emra të tjerë politikanësh me të cilët ka njohje. Në Greqi, ai tregon se është arrestuar në Hotel dhe nuk i janë gjetur drogë dhe armë. Ai tregon se në momentin e arrestimit, kur ishte në Selanik, kanë qenë forca të shumta speciale.
Po sipas Frrokut në lidhje me akuzat e vrasjes ai deklaron se nuk ka kaluar nga rruga “Vasil Shanto”, por nga “Komuna e Parisit”. “Unë kam qenë në doganë kur më lajmëruan se më kërkon policia shqiptare, sa njerëz vriten në Tiranë s’mbaj unë përgjegjësi”, kka deklaruar Frroku.
Ai pranon konfliktin me kryekomiasrin duke shpjeguar se këtë konflikt po e ndjek në rrugë ligjore dhe dosjet janë në Prokurori.
“Unë asnjëherë s’e kam kërcënuar, konflikti ka qenë me mua kur më ndaluan në ditën e verës, më pas nisën procedurën penale për mos bindjen e forcave të rendit pastaj filluam përballje me letra, unë të miat ai të vetat!”, rrëfen më tej biznesmeni.
Ndërsa duke vazhduar shpjegimin për foton, Frroku thotë se: “Po hanim drekë në Dajt, nuk është foto rastësore siç kanë deklaruar ata që janë në foto. Unë i kam miq. Nuk kam vetëm ata miq, i kam të gjithë të njohur. Më njeh politika dhe biznesi shqiptar. Nuk jam person i rëndësishëm. Ishim në një drekë pas orarit të punës, nuk e mbaj mënd si kohë të saktë, por ka disa kohë që është fiksuar ajo foto”, -ka shtuar Frroku.
“Unë i njoh të gjithë edhe ata më njohin, ja po ju jap një shembull kur i ka vdekur vëllai Tonin Vocit unë kam qenë në varrim”, tregon i arrestuari për vrasjen e ish-shefit të komisariatit numër 6 të Tiranës, Dritan Lamaj.
“Ndërsa për foton në stadium po ju shpjegoj se unë jam president i Tërbunit. Z.Balaj e kam mik e dashamirës, s’e mohoj. Ai ka detyrat e veta dhe unë të miat. Në foto ai ka marrë pjesë si pukian, unë pukian dhe ai pukian. Aty në atë ndeshje kanë ardhur edhe Gjok Uldedaj dhe Nue Paluca, dy deputetë kur Tërbuni ka dalë kampion me Partizanin”, përfundon Frroku për foton e publikuar sot në media të tij me Nikolin Balën gjatë një ndeshjes Partizani-Tërbuni.
Redaksia Online
(a.r/Gre.M/Shqiptarja.com)