Luhatjet e tensionit lënë QKR-në pa server, 3 ditë pa asnjë shërbim
TIRANE - Qendra Kombëtare e Regjistrimit për të tretën ditë është rresht jashtë funksionit. Shkak për mosfunksionimin e saj janë bërë luhatjet e mëdha të tensionit, si pasojë e të cilave është djegur serveri.
Kërkesat e shumta të qytetarëve apo bizneseve për të kryer veprime në këtë qendër, marrin vetëm një përgjigje të shkruar, e cila ndodhet në xhamin e QKR-së, e ku shkruhet se veprimet do të jenë të pamundura, deri sa të rregullohet defekti.
Pas denoncimeve të qytetarëve në Televizionin A1 REPORT!, ky i fundit ka parë situatën, e cila paraqet një derë të mbyllur dhe asnjë përfaqësues të institucionit për të shpjeguar se kur do të rikthehet shërbimi për qytetarët.
Redaksia Online
(ln/Gre.M/Shqiptarja.com)