E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryepolici apelon vendimin e gjykates

Vendimi i dhene dy dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare te Tiranes, ndaj shefit te Komisariatit te Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, eshte ankimuar diten e djeshme ne Apel, duke kerkuar rrezimin dhe mos pezullimin nga detyra. Diten e djeshme, komisari ka dale perseri ne sherbim, duke patrulluar ne rruget e kryeqytetit dhe ndjekur procedurat e zakonshme. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te Policise se Shtetit dhe te Ministrise se Brendshme, te cilat te pyetura nga gazeta, kane deklaruar se vendimi i Shkalles se Pare eshte derguar ne Apel, nga ku pritet nje vendim i formes se prere. Nderkaq, po te njejtat burime, te pyetur ne lidhje me emrin e personit qe do te zevendesoje Ahmetin ne krye te qarkullimit rrugor, kane deklaruar se, “ky i fundit do te qendroje ne detyre, pasi nuk ka nje vendim gjykate te formes se prere dhe priten vendimet e gjykatave te shkalleve me te larta”. Ne ditet ne vijim, Gjykata e Apelit ne Tirane do te percaktoje daten dhe gjyqtarin qe do te vleresoje masen e dhene nga Shkalla e Pare, ate te pezullimit nga detyra te Krenar Ahmetit. Ne mbrojtjen e tij te bere para gjykates, shefi i Komisariatit te Policise Rrugore, ka deklaruar se kishte zbatuar vetem ligjin, duke bere dhe kontrollet e dokumenteve dhe bllokimin e makinave qe ishin me shkelje. Por, gjate dy diteve me pare, Gjykata e Shkalles se Pare vendosi per pezullimin nga detyra te Ahmetit. Vendimi u mor nga gjykata, pas kerkeses se bere nje dite me pare nga ana e Prokurorise se rrethit. Mbi Ahmetin rendon akuza e kryerjes se veprimeve arbitrare. Prokuroria kishte cuar dosjen e saj ne gjykate, ku deklaronte se, “ndaj Ahmetit jane bere dy denoncime, i pari nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri dhe bashkeshorti i saj, ndersa i dyti ishte bere nga nje tjeter qytetar, nga Durresi, H. N., te cilit i ishte bllokuar makina, pasi rezultonte pa dokumente te rregullta, sipas policise”. Per dy rastet pritet dhe vendimi i formes se prere ne Gjykaten e Apelit.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›