E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB con raport ne gjykate per Krenar Ahmetin

Artan Cena

Ne Gjykaten e Tiranes, pervec dosjes se derguar nga Prokuroria, ku ishin dy kallezimet e bera ndaj Krenar Ahmetit, ka shkuar dhe nje tjeter raport, kete here nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme. Ky sherbim ka hetuar ne lidhje me denoncimet e bera ndaj shefit te Komisariatit te Policise Rrugore, duke dhene konkluzionin se nuk ka bere asnje shkelje ne detyre dhe se nuk meritonte pezullimin nga gjykata. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga burime prane Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes dhe eshte konfirmuar dhe nga burime te Ministrise se Brendshme. Ne raportim e derguar ne gjykate nuk kane qene vetem hetimet qe jane zhvilluar nga sherbimi per dy denoncimet qe kane shkuar ne prokurori, por dhe per ankesa te tjera, qe kane bere persona te ndryshem, ndaj shefit te policise rrugore. Sipas burimeve nga SHKB-ja, ne raportin prej disa faqesh eshte perfshire e gjithe puna e bere nga Ahmeti pergjate nje viti ne detyre.

Nje dite me pare, ne Gjykaten e Tiranes ka mberritur nje dosje, ne te cilen gjendeshin te dhena per hetimet e bera nga agjentet e SHKB-se, ndaj Krenar Ahmetit. Ata kane verifikuar akuzat dhe ankesat e bera nga persona te ndryshem ne dem te kryepolicit 29-vjecar. Sipas konkluzioneve ne kete dosje, hetimet jane bere per gjobat, qe pretendohen si te paligjshme, apo bllokime makinash, qe pronaret deklaronin se ishin me dokumente. Gjithashtu, ne kete raport prej disa faqesh, ka qene dhe hetimet e bera ne lidhje me denoncimin e bere nga prokurorja e Krimeve te Renda dhe oficeri nga Durresi, qe pretendonin per shkelje te ligjit. Por sipas te dhenave, raporti ka qene pozitiv dhe perkrahes ndaj shefit te Komisariatit te Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, per te cilin gjykata vendosi dy dite me pare qe ta pezulloje. Ne raport thuhet se komisari ka zbatuar korrektesisht ligjin dhe se nuk meritonte pezullimin nga detyra.

Ky raport i eshte percjelle Gjykates se Tiranes nga drejtues te Ministrise se Brendshme dhe ne dijeni ka qene edhe vete ministri Nishani, i cili ka mbeshtetur punen e Ahmetit pergjate nje viti. Komisari ka deklaruar gjate dites se djeshme se ishte ne detyre dhe vazhdonte punen normalisht dhe se vendimi i dhena nga shkalla e pare ishte cuar ne Apel. Kryepolici eshte shprehur gjithashtu se kishte marre dhe mbeshtetjen e eproreve te tij, per punen qe kishte bere dhe do te bente ne vazhdim, deri ne nje vendim te formes se prere qe do te jape gjykata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›