E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokuroja ne Kazakistan per trafikun e qenieve njerezore

Kazakistan 5 tetor 2011 NOA - Prokurori i Pergjithshem Znj. Ina Rama mori pjese ne Konferencen e 6-te Rajonale te vendeve te Evropes Qendrore dhe Lindore si dhe te Azize Qendrore te organizuar nga Shoqata Nderkombetare e Prokuroreve dhe Prokuroria e Pergjithshme e Kazakistanit. Konferenca e cila po zhvillohet ne Astana Kazakistan nga data 4 deri me 7 tetor 2011 me teme Roli i Prokurorise ne zbatimin e ligjit jashte fushes se drejtesise penale. Gjate zhvillimit te kesaj konference Prokurori i Pergjithshem Znj. Ina Rama do te drejtoje seancen mbi temen Mbrojtja e te drejtave te viktimave te trafikut te qenieve njerezore.
Gjate vizites se saj ne Kazakistan Prokurori i Pergjithshem Znj. Ina Rama pati nje takim bilateral me Prokurorin e Pergjithshem te Kazakistanit Z. Askat Daulbayev. Ne takim u trajtuan ceshtje te problematikes qe hasin insitucionet perkatese te prokurorise ne permbushjen e detyres se tyre ne zbatim te ligjit. Kryeprokurorja Z. Ina Rama beri nje ekspoze te punes se Prokurorise Shqiptare duke theksuar se prioritetet e punes se saj jane lufta kunder krimit te organizuar korrupsionit pastrimit te parave dhe trafiqeve.
Nga ana e tij Prokurori i Pergjithshem i Kazakistanit Z. Askat Daulbayev shprehu interesin per shtimin dhe forcimin e marredhenieve me Shqiperine dhe me vendet evropiane. Duke shpjeguar faktin se Prokuroria e Kazakistanit ka kompetenca ne fushen civile dhe monitoron edhe aktivitetin e firmave private Z. Daulbayev u shpreh se ne Kazakistan ushtrojne aktivitetin e tyre investitore shqiptare te cilet me kete rast u komplimentuan nga ana e tij per nivelin e tyre profesional.
Gjate diteve te zhvillimit te Konferences Kryeprokurorja Ina Rama pati takime te shkurtra dhe kontakte me perfaqesues e titullare institucionesh te vendeve te ndryshme te cilet treguan interes per punen e Prokurorise Shqiptare dhe u angazhuan per forcimin e marredhenieve mes tyre.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›