E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori Adriatik Llalla kerkon denimin maksimal per krimet ne familje

Vrasjet e fundit brenda familjes, kanë irrituar edhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla…Duke shfrytëzuar mbledhjen e radhës të anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë, kryeprokurori Llalla premtoj zbardhjen e plot të ngjarjeve dhe përballjen me forcën e ligjit të çdo individi që kryen një krim brenda familjes.
Sipas Llallës, nëpërmjet forcës së ligjit organi i akuzës duhet të dëshmoj efikasitetin e tij në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend…
Prokurori i Përgjithshëm, në fjalën e tij para Këshillit të Prokurorisë, theksoi edhe rëndësinë e këtij organizmi konsultativ në ndihmesë të titullarit të institucionit dhe e vlerësoi si “një filtër rëndësishëm për të promovuar vlerat më të larta të stafit”.
Mbledhja më pas vazhdoi me dyer të mbyllura, ku anëtarët e Këshillit të Prokurorisë zgjodhën në mesin e 19 kandidatëve, 5 drejtuesit e rinjë të Prokurorisë së Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda. Më të votuarit janë prokurori Eugen Beçi në prokurorin e Krimeve të Rënda, Petrit Fusha në prokurorin e kryeqytetit, Besnik Cani në SHkodër, prokurori Ardian Ylli ne Fier dhe Besim Hajdarmata në Durrës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›