E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorët e rinj në rrethe, Adriatik Llalla: Ashpërsi me këdo që cënon rendin

TRIANE- Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, hapi sot mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë, në të cilën u diskutua kandidaturat që do t’i propozohen titullarit të institucionet për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, brenda një kohe të shkurtër, Këshilli i Prokurorisë pritet të marrë në shqyrtim kandidaturat për drejtues të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Vlorë dhe Kurbin.

Prokurori i Përgjithshëm, në fjalën e tij para Këshillit të Prokurorisë, theksoi rëndësinë e këtij organizmi konsultativ në ndihmesë të titullarit të institucionit dhe e vlerësoi si “një filtër rëndësishëm për të promovuar vlerat më të larta të stafit”.

Lidhur me drejtuesit e prokurorive, z. Llalla u shpreh se “kjo detyrë, për këdo që do të promovohet në pozicion drejtues, më shume se sa një sfidë e fituar, është një sfidë e pafilluar.

Ai theksoi gjithashtu se “ky është një mesazh jo vetëm për drejtuesit e rinj, por edhe për ata kolegë që janë promovuar në këto kohë; pozicionet nuk janë të hipotekuara dhe cilido prokuror, në çdo nivel, është dhe do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e punës së tij”.

Lidhur me situatën kriminale të ditëve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj personave të dyshuar është vendosur masa e sigurisë me burg. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cënon rendin dhe sigurinë publike”.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Prokuroria: Ja kandidatët e përzgjedhur për drejtues në rrethe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›