E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi shendetesor dhe problematikat qe e shoqerojne

Telefonat nuk jane degjuar te bien njesoj qe pas 23 qershorit. Qytetaret kane reshtur se denocuari problemet e tyre per sistemin shendetesore ne numrin 0800…, por Ministri Kosova u thote se ai vazhdon te jete ne pune per ti dhënë zgjidhje shqetësimit te tyre. 

Gjate tre muajve ne detyre ministri Kosova i tha drejtuesve te spitaleve ne vend se ka arritur ti riktheje buxhetit te ministrisë rreth 2.8 milion euro. Te ardhura te dala nga rishikimi i listave te ilaceve, çmimeve te tyre, por dhe te tjera. Ka  arritur te mbylle procedura prokurimi për barna e per materiale spitalore, por gjithsesi sukses do te quhej kur ato te shkojnë tek pacienti. 

Ndersa ilacet per te semuret me kancer do te mbërrijnë ne sherbimin e onkologjikut per ceshtje ditesh. Ato sipas ministrit Kosova kane munguar pasi kompanite farmaceutike ne vend nuk i dispononin. Nje sasi citostatikesh te kater llojeve te ndryshme jane porsositur dhe pritet te vijne nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›