Kryeprokurori Llalla urdhëron ndjekje penale për ndërtuesit e paligjshëm
“Ndjekje penale edhe për punonjësit e shtetit që nuk denoncojnë abuzimet”
Kryeprokurori Adriatik Llalla akuzon Inspektoriatet Ndërtimore Urbanistike dhe Policite Bashkiake per mosfunksionim te duhur ne perballjen me ndertimet pa leje. Në një qarkore të firmosur nga kryeprokurori që “ABC NEWS” e disponon dhe të shpërndarë në të gjithë prokurorite e rretheve, zoti Llalla ka konstatuar mangesi ne punen e këtyre strukturave.
Sipas shefit te organit te akuzes keto struktura “kanë detyrimin ligjor parandalimin, pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, si dhe kallëzimin e subjekteve që bëjnë ndërtime të tilla”.
Sipas qarkores Drejtuesit e Prokurorive të Rretheve duhet, të analizojnë këto raste me qëllim parandalimin e këtij fenomeni. Lalla nenvizon ato raste kur provohet se strukturat përkatëse të Policive Ndërtimore dhe Bashkiake nuk kanë bërë, apo nuk bëjnë kallëzime për këtë vepër penale sipas ligjit, të regjistrojnë kryesisht procedimin penal për personat përgjegjës, por edhe për subjektet që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme.
Kryeprokurori kerkon qe Drejtuesit e prokurorive, të marrin masat e duhura me synim rritjen e efektivitetit, cilësisë dhe shpejtësisë në ndjekjen penale të veprave penale në fushën e ndërtimeve të paligjshme.