E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori, Nishani nis konsultimet të marten

Presidenti Bujar Nishani

TIRANE- Me nisjen e javës së re, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të nisë një tur konsultimesh për emrin e Kryeprokurorit të ri.

Siç njofton zyra e shtypit pranë Presidencës, Nishani do të takohet me përfaqësues të partive parlamentare për të evidentuar vlerat me te mira qe duhet te përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Takimet me përfaqësuesit partiak do të zhvillohen, te marten me 20 nentor, në mjediset e Presidencës, dhe vijnë vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit u konsultua me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Mandati
Mes maxhorancës dhe opozitës ka një debat lidhur me mbylljen e mandatit të prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Maxhoranca është shprehur se mandati i Ina Ramës përfundon në muajin nëntor, kur ajo bën pesë vjet në detyrën e prokurores së Përgjithshme. Në vijim të këtij debati, opozita është shprehur se një interpretim të saktë kushtetues për mandatin e prokurores së Përgjithshme mund ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Presidenca njoftoi po ashtu se Nishani për shkak të axhendës nuk do të jetë sot pasdite në Panairin e Librit. Nesër Nishani do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›