Nuk ka konsensus per ligjet
E premte 16 Nentor 2012 1728
Edmond PanaritiMaxhoranca dhe opozita kane ruajtur qendrimet e kunderta per votimin e 3 ligjeve qe kerkohen nga komisioni evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne nje tryeze te organizuar nga levizja evropiane ne Shqiperi per problematiken e integrimit ministri i jashtem Edmond Panariti ka artikuluar apelin e zakonshem te ketyre diteve per bashkepunim.
Nderkohe qe kreu i komisionit te integrimit Ditmir Bushati ka theksuar se 12 prioritet e ke jane per shtetndertim dhe me shume se tek ligjberja Shqiperia duhet te fokusohet tek zbatimi i ligjeve dhe shteti i se drejtes. Apel per votimin e ligjit per Gjykaten e Larte per nepunesin civil dhe reformen parlamentare ka bere edhe kreu i PR Fatmir Mediu. Ne seancen e se enjtes 3 ligjet nuk u hodhen per votim per shkak se maxhoranca dhe opozita nuk arriten konsensus per ceshtjen e Fierit dhe per te drejten e fjales se liderit te opozites ne parlament.
Komente
Facebook