E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Nuk tolerojmë. Ujësjellësi, 5.4 miliardë lek borxh

TIRANE- CEZ Shpërndarje ka bërë me dije edhe njëherë se nuk do të tolerojë asnjë situatë ku debitorët mund të përdorin energji elektrike pa e paguar atë, duke dëmtuar interesat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe të klientëve që e paguajnë energjinë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, CEZ sqaron se borxhi që kanë institucionet shtetërore dhe ente të tjera publike ndaj CEZ Shpërndarje tejkalon vlerën e 23 miliard Lek (165 milion Euro).

CEZ thotë se ka ofruar skema lehtësuese për të gjithë klientët debitorë, përfshi këtu dhe kompanitë e ujësjellsit të cilëve iu është ndërprerë energjia gjatë ditës së sotme, dhe se shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit është 5.4 miliardë Lek.

CEZ i bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve publike, përfshirë ERE, qeverinë dhe Policinë e Shtetit, të mbështesin veprimet e shoqërisë në shkëputjen e debitorëve, të cilët me mospagesën e përsëritur të faturave të energjisë elektrike kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të shoqërisë me pasoja të pallogaritshme për konsumatorët e ndershëm që paguajnë rregullisht faturat e tyre të energjisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›