Kryeprokurori i Hages, vizite ne Beograd
Kryeprokurori i ri i Gjykates per Krime Lufte ne Hage po zhvillon viziten e tij te pare ne Serbi per te vleresuar bashkepunimin e vendit me gjykaten e OKB-se. Serge Bramerc arriti dje ne Beograd per bisedime me Presidentin serb, Boris Tadic dhe zyrtare te tjere. Ai pritet t'u kerkoje autoriteteve serbe qe te arrestojne dhe transferojne menjehere ne Hage kater te paditurit serbe, qe jane ende te lire. Shpallja i pafajshem nga Gjykata e ish-komandantit te UCK-se, Ramush Haradinaj, qe ishte akuzuar per krime lufte kunder serbeve, shkaktoi indinjate ne Serbi. Me te mberritur ne Beograd, Kryeprokurori nisi menjehere bisedimet me Rasim Ljajiq, ministrin serb, qe pergjigjet per bashkepunimin me Gjykaten. Kjo do te jete hera e pare qe udheheqja serbe do te kete nje mundesi ta analizoje nga afer prokurorin e ri, pas marredhenies se trazuar qe kishte me pararendesen e tij ne post. Carla del Ponte, e portretizuar negativisht shpesh nga shtypi serb, eshte shnderruar ne nje lloj heroine ne Serbi gjate javeve te fundit, pasi botoi nje liber, ku pretendon se luftetaret shqiptare te UCK-se kane perdorur serbet per transplantim te organeve.