Berluskoni e Putin, takim ne Itali
Presidenti rus, Vladimir Putin, eshte i pari udheheqes i huaj qe takoi diten e djeshme Kryeministrin e ri te zgjedhur italian, Silvio Berluskoni. Takimi u zhvilluan ne vilen luksoze te zotit Berluskoni, ne ishullin e Sardenjes. Per zotin Putin, ky do te jete edhe angazhimi i tij i fundit jashte vendit, si President, para se ai t'i hape rrugen pasuesit te tij, Dimitri Medvedev. Manjati 71-vjecar fitoi zgjedhjet te henen ne Itali, duke u kthyer per nje mandat te trete si Kryeminister. Ai mburret per marredheniet te ngushta me shume prej udheheqesve boterore. Ne konferencen e tij te pare per shtyp, diten e marte, zoti Berluskoni, tha se Evropa dhe Rusia kishin nevoje qe t'i permiresonin marredheniet mes tyre. Ky takim nuk ka ndonje axhende specifike, njoftoi keshilltari i zotit Berluskoni. Por nje prej subjekteve ne bisede eshte energjia. Kompania ruse e gazit, Gazprom, eshte ne bisedime me gjigantin italian Eni per te punuar me projekte ne Libi. Zoti Putin sapo eshte kthyer nga nje vizite ne Tripoli, ku pati bisedime me udheheqesin e vendit Moammar Gadhafi, per ceshtje qe kane te bejne me gazin, borxhet dhe marreveshjet per armet.