Kryeprokurori i Kosoves ska pasur kerkese qe te hiqet imuniteti i ndonje deputeti i cili qe ka kryer ndonje veper penale gjate ushtrimit te detyres

DW Zoti Kabashi si i shihni ju zhvillimet e fundit rreth ceshtjes se imunitetit te deputeteve te kuvendit te Kosoves dhe cila duhet te jete rruga qe duhet te ndiqet ne nje rast te tille
Kabashi Kjo ceshtje eshte e rregulluar me ligj. Ligji per te drejtat dhe detyrat e deputeteve e ka parapare heqjen e imunitetit te deputeteve mirepo imuniteti ka te beje me ndjekjen penale dhe deputetet nuk gezojne imunitet per vepra penale te cilat i kryejne jashte fusheveprimit te tyre si deputete. Nuk gezon imunitet nje deputet nese kryen nje fatkeqesi te komunikacionit shkakton nje viktime apo kryen nje vrasje apo shkakton nje veper tjeter penale. Ceshtja e imunitetit te deputetit eshte e rregulluar ne ate menyre qe kete mund ta beje kryeprokurori i shtetit edhe pse ne ligj thuhet se kryeprokurori i shtetit te cilin ne ne ligj nuk e kemi ate institucion e ky ligj eshte nxjerre mbas kushtetutes e sipas kushtetutes ky funksion kjo pozite emertohet si kryeprokuror i shtetit. Ne ligj nuk eshte thene se cili eshte ai organ kompetent qe duhet ti drejtohet kuvendit per kerkimin e pelqimit per arrestim apo ndalim te deputetit dhe per kete arsye une konsideroj se kete ceshtje duhet ta rregulloje Gjykata Kushtetuese e Kosoves si i vetmi organ kompetent per interpretimin e kushtetutes dhe vleresimit se a jane ligjet ne harmoni me kushtetuten apo jo. Kjo ceshtje eshte shume e rendesishme per krijimin e kushteve per sundimin e ligjit ne Kosove. Ne kemi disa vendime te Gjykates Kushtetuese te cilat jane respektuar dhe nje vendim apo interpretim i Gjykates Kushtetuese do ta zgjidhte njehere e pergjithmone dhe per te gjitha rastet e ardhshme eventuale kete ceshtje.
DWSipas ligjeve ne fuqi eshte prokurori ai i cili kerkon nga Parlamenti heqjen e imunitetit te deputetit perse nuk eshte ndjekur kjo rruge ne kete rast
Kabashi Sipas ligjit eshte prokurori kompetent qe te kerkoje heqjen e imunitetit mirepo imuniteti nuk ka te beje me vepra penale te cilat nuk jane kryer gjate fusheveprimit te deputetit si deputet ne detyre. Do te thote vetem per ato vepra penale kerkohet heqja e imunitetit. Une nuk kam pasur asnje kerkese prej askujt qe te hiqet imuniteti i ndonje deputeti i cili ka kryer ndonje veper penale gjate ushtrimit te detyres si deputet.
DW Ceshtja me e diskutueshme ne kete kontekst eshte ajo sipas njoftimeve te misionit EULEX se disa deputet te kuvendit te Kosoves jane nen hetime. A ka prokuroria nje rast te mirefillte qe do te mbeshteste kerkesen per heqjen e imunitetit
Kabashi Sigurisht qe prokuroria fillon nje hetim ne rast se ekziston nje dyshim i arsyeshem se nje person ka kryer nje veper penale. Nuk do te thote se cdo hetim i filluar do te perfundoje me ngritje te aktakuzes per arsye se ekziston edhe mundesia qe ai hetim te pushohet te mos sigurohen prova. Se a ka raste te mirefillta sigurisht ka raste sepse prokuroria nuk do te fillonte nje hetim te tille dhe ndjekja e ketyre rasteve eshte ne kompetence te prokurorise speciale te Kosoves. Punojne edhe prokuroret vendore por kryesisht punojne prokurore te misionit EULEX dhe ata jane prokurore te cilet vijne nga shtetet ne te cilat eshte nje tradite edhe e respektimit te te drejtave te njeriut dhe te pandehurit dhe sigurisht qe ata nuk do te leshohen ne fillimin e ndonje hetimi pa pasur ndonje baze te fakteve te cilat vertetojne se ekziston nje dyshim se nje person i caktuar ka kryer nje veper penale.
DW Ne kete rast po flasim per raste te mirefillta per deputete te kuvendit te Kosoves apo ...
Kabashi Edhe per deputet e njejta gje vlene. Do te thote une nuk besoj se prokuroret mund te fillojne nje hetim ndaj kujtdo qofte edhe ndaj ndonje deputeti nese nuk kane baze te fakteve ne te cilat mbeshtetet dyshimi i arsyeshem se ata kane kryer ndonje veper penale.
IntervistoiBekim Shehu
RedaktoiElert Ajazaj