Arrestohet i dyshuari si kriminel lufte Goran Haxhic

Tribunali i OKB-se per Krimet e Luftes per ish-Jugosllavine pershendeti arrestimin e te akuzuarit per krime lufte kroato-serbin Goran Haxhic. Kjo dite shenon arrestimin e te akuzuarit te fundit nga 161 gjithsej tha keshilltari i Kryeprokurorit te Tribunalit Serge Brammertz Frederick Swinnen te merkuren 20.07.2011 ne Hage.
Zyrtaret e qeverise serbe kane konfirmuar per agjencine e lajmeve Reuters se Goran Haxhic nje serbo-kroat i akuzuar per krime lufte eshte tashme ne arrest. Lajmi u dha me pare ne televizionin publik serb RTS dhe me pas u shpernda menjehere ne te gjithe Evropen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepia e Goran Haxhicit ne Serbi
Haxhic ne vitet 1992 dhe 1993 ka qene president i republikes se veteshpallur serbe ne Kroaci Krajina dhe akuzohet per vrasjen e qindra civileve kroate dhe deportimin e dhjetra mije kroateve dhe jo serbeve nga trupat serbe gjate luftes se Kroacise 1991-1995. Gjithsej aktakuza permban 14 pika per krime lufte dhe krime kunder njerezores.
Hetuesit e tribunalit vazhdimisht e paten kritikuar Beogradin se nuk po ben sa duhet per arrestimin e krimineleve te luftes ne arrati. Kjo la qene edhe pengesa kryesore per bisedimet per antaresimin e Serbise ne BE. Perpara dy muajsh pas 16 vjet arratie u arrestua ish-Gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mladic i cili pak dite me pas u ekstradua ne Hage. 69 vjecari akuzohet per genoid krime lufte dhe krime kunder njerezores per periudhen e luftes ne Bosnje nga vitit 1992-1995.
Author Aurel Borici reuters/dpa
RedaktoiVilma Filaj-Ballvora