E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja ne pyetje e Murdochut para komisionit parlamentar britanik

Rupert Murdoch dhe i biri James duhej te prisnin deri ne fund te seances parlamentare deri sa te mund ta shprehnin mesazhin e tyre nje kerkim falje ne adrese te viktimave te skandalit te pergjimit dhe te gjithe opinionit publik britanik. Pas marrjes ne pyetje Murdoch senior lexoi me fytyre te ngurtesuar nje deklarate te pergatitur me pare

Kjo eshte dita me poshteruese e karrieres sime. Te hysh ne sferen private te njerezve duke u degjuar sekretarine telefonike eshte gabim te paguash policet per informacione eshte e gabuar. Kjo nuk eshte ne perputhje me rregullat tona te sjelljes dhe nuk ka vend ne asnje vend ne asnje pjese te sipermarrjes te cilen une e drejtoj.

Murdoch theksoi disa here se sa keq i vjen atij dhe djalit te tij per ate qe ka ndodhur. Ai tha se i vjen turp dhe e di se te kerkuarit falje nuk mund te zhbeje ate qe eshte bere. Ai premtoi se do ti rregulloje gjerat dhe se do te bashkepunojne me policine.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndertesa e perandorise mediatike News Corporation ne Nju-JorkNe fakt Murdoch kishte dashur ta lexonte deklaraten qe ne fillim te seances. Nje kerkese te cilen kryetari i komisionit e kishte kundershtuar duke vene ne dukje se deputetet do te benin shume pyetje. Mmegjithate pergjigjet qe moren dhjete parlamentaret dhe me ta miliona shikues te televizionit gjate seances ishin pak sqaruese. James dhe Rupert Murdoch u perpoqen te shmangeshin kur behej fjale per detaje. Ata terhoqen vemendjen per rendesine e hetimeve ligjore tek te cilat nuk donin te ndikonin. Per makinacionet tek gazeta tashme e mbyllur News of the World per gjithe permasat e aferes ata thane se nuk duan te dine me pare se publiku britanik

Cdo gje mu be e qarte vetem kur u zbulua. Une isha absolutisht i shokuar i tmerruar dhe i turperuar kur kam degjuar per pergjimin e telefonit ne rastin e vajzes se rrembyer Milly Dowler nxenese shkolle. Kjo ka qene vetem dy jave me pare.

Rupert Murdoch pranoi se ndoshta e kishte humbur kontrollin mbi perandorine e tij. Krahasuar me madhesine e pergjithshme te koncernit te tij gazetat britanike jane vetem nje pjese e vogel qe perbenin ndoshta vetem nje per qind te biznesit tha Murdoch. Pergjegjesine personale per aksionet e pergjimit Murdoch refuzoi ta merrte mbi vete

Pergjegjes jane njerez te cileve une gabimisht u kam besuar. Ose njerez te cileve u kane besuar te besuarit e mi u shpreh Murdoch. Edhe doreheqjen manjati 80-vjecar i mediave e refuzoi ne menyre kategorike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Momenti i sulmit ndaj MurdochutPak para perfundimit te seances pati nje moment te shkurter tmerri. Nje njeri nga publiku kerceu dhe vrapoi ne drejtim te Rupert Murdochut. Ai i derdhi atij nje substance te bardhe ne fytyre ndoshta krem rroje. Njeriu u nxor jashte. Askush nuk u lendua dhe pas nje nderprerjeje te shkurter seanca vazhdoi.

Mediat britanike e vleresuan si sensacion faktin qe Murdochet kishin ardhur ne seancen hetimore. Rupert Murdoch eshte konsideruar deri tani gjithmone si i paprekshem. Ai ka 40 vjet qe eshte aktiv ne tregun mediatik britanik. Para nje komisioni parlamentar ai nuk kishte deshmuar kurre deri dje.

Autor Stefan Lochner / Angjelina Verbica

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›