E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurori i ri, Shehu: Zgjedhje e Presidentit, jo një pakt PD-LSI

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqëndruar tek referendumi në debatin politik, po merr jetë edhe çështja e Kryeprokurorit të ri të vendit, duke bërë të qartë se Ina Rama duhet të lërë shumë shpejt zyrën.
 

Deputeti, Tritan Shehu, megjithatë e sheh si një çështje institucionale dhe jo politike zëvendësimin e Prokurorit të ri dhe si një e drejtë e Kreut të Shtetit.
 

Deputeti Shehu në të njëjtën linjë me qëndrimin e Kryeministrit, sheh referendumin si e vemtja rrugë për kufizimin e imunitetit.
 

“Opozita kërkon ta kushtëzojë me elementë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me imunitetin vetëm për ta bllokuar dhe si rrjedhojë nuk shoh zgjidhje tjetër vecse heqjen e tij me referendum”tha ai.
 

Sipas deputetit Shehu, referendumi nuk do të përbëjë një test për mazhorancën, e cila sipas tij do jetë fituese e zgjedhjeve të 2013-tës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›