Presidenti Nishani vizite dyditore ne Kosove

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore, në Republikën e Kosovës. Gjatë datave 30-31 gusht, kreu i shtetit, me ftesë të homologes së tij, Presidentes Afifete Jahjaga, do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit kosovar. Mësohet se në ditën e parë të vizitës, më datë 30 gusht, ditë kur nis sesioni i ri parlamentar në Kosovë, Presidenti Nishani, do t’u drejtohet me një fjalim ligjvënësve kosovarë.
Në intervistën dhënë për televizionin Kla, kreu i shtetit theksoi se viziton Kosovës, në shenjë vleresimit dhe respektit te bashkekombesve qe jetojne ne Kosove. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në këtë vizitë do të shprehë të gjithë respektin dhe nderimin për përpjekjet e bëra për shumë e shumë kohë nga qytetarët e Kosovës për arritjen e standardeve të lirisë. Sipas tij, Kosova është një nga kontribueset e rëndësishme të rajonit dhe Ballkanit, ndaj dhe për të do të jetë një moment për të shprehur të gjithë nderimin dhe vleresimin, në emër të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Nishani vlerëson kontributet që qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës, vetë Republika e Kosovës kanë arritur dhe po japin në tërë këtë sens bashkëpunimi, i cili në fund të fundit është rruga e vetme. Është rruga e vetme për çdo vend, për çdo shoqëri dhe për çdo komb për të ecur në të.
Menjëherë pas marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës, zoti Nishani u shpreh se vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit do ta zhvillojë në Kosovë.