Bushati: Të bëjmë ndryshimet kushtetuese brenda shtatorit
Deputeti Ditmir Bushati, tha nëse ndryshimet miratohen brenda muajit shtator, i jepet vendit mundësia e marrjes së statusit të vendit kandidat.
"Marrja e statusit të vendit kandidat është një stacion i rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian. Ndaj, të gjitha energjitë, brenda muajit shtator, duhet të përqendrohen tek përmbushja e 12 prioriteteve kryesore të identifikuara nga Opinioni i Komisionit Evropian për Shqipërinë, të cilat nuk mund të reduktohen thjesht e vetëm tek kufizimi i imunitetit", u shpreh Bushati, i cili është njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar të Integrimit. Ai përsëriti kundërshtimin e opozitës për të mbajtur një referendum për heqjen e imunitetit, siç u shpreh Bushati, "pa kundërshtar".
"Ne duam të përmbyllim një orë e më parë reformën parlamentare, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar, pasi vijon të shkelë Kushtetutën dhe rregullat parlamentare, duke mos u ballafaquar me deputetet e opozitës në Parlament, e duke e kthyer këtë të fundit në një shtojcë të qeverisë së tij", deklaroi Bushati. Gjithashtu, në këtë kuadër ai kërkoi që brenda muajit shtator parlamenti të njihet me planin e masave të qeverisë për zbatimin e infrastrukturës zgjedhore./Start/
2012-08-28 15:49