E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për kasetat e montuara të Bashës

Kolegji Zgjedhor, i kryesuar nga gjykatësja Dhurata Haveri, ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që detyronte televizionet të transmetonin kasetat e montuara të kandidatit demokrat, Lulzim Basha. Vendimi erdhi pas një padie që ngriti Partia Socialiste. Edhe ODIHR në raportin e dytë e quante të paligjshëm vendimin e KQZ për kasetat. Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur mostransmetimin e kasetave të montuara një censurë të imponuar nga Edi Rama. Basha nuk njofton mediat kur bën aktivitete elektorale, por u dërgon kaseta me pamje të montuara nga ai vetë. Edhe kur mediat shkojnë, stafi i tij i dëbon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›