Kryeqyteti i Shqipërisë së Madhe, 3 ditët e Prizrenit që "tronditën" të gjitha trojet
Për tre ditë nga 10 deri në 13 qershor Prizreni po përjeton në mënyre simbolike të qënurit kryeqytet historik i shqiptarëve. Në 132 vjetorin e lidhjes banorët e qytetit ku fliten tri gjuhë, tregojnë se me hapjen e rrugës Durrës- Kukës Prizreni është shndërruar në metropol duke marrë vendin që meriton.
Brenda oborrit të shtëpisë muze të lidhjes, i njohur si oxhaku i nacionalizmit dhe bashkimit kombtar të drejtuar nga Iljaz Pashë Dibra ose Qoku, pelegrinët e poezisë mbërritën nga mbarë trojet në festivalin ndërkombtar të poezisë. Poeti dhe Këshilltari në MTKRS Bardhyl Londo dhe poetë si Uk Bucpapa vlerësuan kryeqytetin historik të shqiptarisë me vargjet e tyre.
Kalaja e Prizrenit dhe ura dy simbolet e krenarisë dhe komunikimit qëndrojnë të stolisura me flamurin e kombit shqiptar. Eventet kulturore pas koncertit festiv të mbrëmshëm po vijojnë me sesionin letrar "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Letrat shqipe",Koncerti në shadërvan me grupet rinore dhe grupin e baletit "Art Helix" . Ndërsa të shtunën Prizreni rezervon homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Përurimin e Kompleksit të NATO-s, në Bazhdarhane, do të vijojë akademia soleme në shtëpinë e kulturës për nder të 12 qershorit si dita e çlirimit të Prizrenit nga okupatori serb, si dhe nderimin e shtatoreve të dëshmorëv të Luftës së Kosovës tek Monumenti i Lirisë duke u finalizuar me Koncertin e Lirisë në mbrëmje në sheshin e kryeqytetit historik.