Kryeqyteti pas stuhisë, prefekti i Tiranës organizoi grupet e emergjencës për të shmangur përmbytjet

Reshjet e shiut në Tiranë kanë vijuar edhe të shtunën, por nuk janë konstatuar bllokime në rrugë dhe kryeqytetit nuk ka pasur prani uji dhe vështirësi në qarkullim.
Prefektuara e Tiranës ka menaxhuar situatën në qarkun Tiranës, duke kaluar në situatë emergjente.
Grupet e posaçme kanë qënë në terren menjeherë pas reshjeve të para.
Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro në një intervistë për RTSh, vlerëson faktin që nga situata e krijuar nuk ka patur humbje njerëzore, apo bllokim të rënduar të trafikut .
Pjesë e grupeve të emergjencës kanë qënë policia e shtetit, ajo bashkiake, shërbimi zjarrfikës, OSHEE, OST, Ujësjellësi dhe Autoriti Rrugor, që kanë ndërhyrë sipas rasteve në terren.
Prefekti tha se janë konstatuar biznese dhe familjarë që kanë pasur dëme nga uji dhe po bëhën gjithë verifikimet për të dalë me një raport nëse ata duhen dëmshpërblyer.
Duke bërë bilancin e stuhisë prefekti Qendro bën të ditur se pranë Prefekturës janë raportuar 43 bllokime rrugësh në qark, 37 pika dhe segmente ku ka pasur grumbullim uji, ka patur 9 raste të rënis së pemëve, dy raste mbi makina si dhe pati edhe 8 raste rrëshqitje rrugësh.
Gazetare Teuta Shamku
/ rtsh.al /