E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministri Rama vlerëson ekipet që menaxhojnë situatën e krijuar nga moti i rënduar

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria po përballet me reshje intensive shiu e stuhi të cilat kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore.

Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën në rrjetet sociale momente nga puna e strukturave të angazhuara për kthimin e situatës në normalitet.

Kryeministri shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Zoti Rama u bëri apel edhe qytetarëve që të rritin kujdesin dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›