E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkarkimi, Meta: Do i përgjigjemi farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shtyu të enjten për më 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij, pas kërkesës së bërë nga parlamenti shqiptar.

“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan zoti Meta.

Deklarata e zotit Meta erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të presidencës, për të patur në dispozicion 48 orë kohë për t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi.

Zoti Meta akuzohet nga parlamenti se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit, akuzë që ai nuk e ka pranuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›