“Kryesia e PS nuk ka qenë në lartësinë e duhur, kjo do të jetë dhe pjesë e analizës”
14/07/2011 Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, intervistë për gazetarin Alfred Peza
- Tani procesi i zgjedhjeve pothuajse ka përfunduar, përveç 8 njësive, ku pritet ripërsëritja. Si do ta vlerësoni ju këtë proces në tërësinë e vet?
- Sigurisht që, siç thoni dhe ju, procesi ka përfunduar, por zgjidhja s’ka përfunduar. Me këtë dua të them se ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte dhe ndodhi ajo që pritej të ndodhte. Ndoshta duket si një lodër fjalësh, por, po të ishte vetëm kaq, do të ishte mirë. Ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte pasi shqiptarët, jo vetëm ata, por ndërkombëtarët, Shqipëria, prisnin një mesazh të qartë, që këto zgjedhje të paktën të kalonin klasën e standardeve demokratike dhe të përmbushnin detyrën e parë të shtëpisë, që Shqipëria vërtet në këtë fundviti të hidhte atë hap shumë të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë: marrjen e statusit të vendit kandidat. Për herë të dytë në harkun e dy vjetve, për herë të parë më 2009-n dhe për herë të dytë më 2011-n, Shqipëria ngelet në klasë.
- Ky ishte konkluzioni i procesit elektoral, sipas jush. Ndërkohë çfarë vlerësoni ju si kryeproblemin e këtij procesi, të këtyre zgjedhjeve?
- Problemet janë të shumta. Ato s’janë elementare, por janë thelbësore. Kur them që janë thelbësore, në radhë të parë ato fillojnë nga mendimi që ka mazhoranca aktuale e nga okupimi dhe kapja që ajo u ka bërë institucioneve të shtetit të së drejtës. Këtu kam parasysh faktin se vërtet Shqipëria i ka të gjitha institucionet sipas Kushtetutës së vendit, por këto institucione janë kapur. Janë kapur nga një mazhorancë nëpërmjet manipulimit dhe deformimit që ajo u ka bërë institucioneve të këtij vendi, në radhë të parë Kushtetutës së vendit, në radhë të dytë parlamentit të vendit, nga prodhohen këto institucione, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme mënyrën e përzgjedhjes së tyre, mënyrën e votimit të tyre, duke mos qenë aspak bashkëpunuese, duke ushtruar një tutelë permanente ndaj këtyre institucioneve, që dalin jashtë funksionit të tyre kushtetues, siç vërtetoi dhe veprimet e fundit si të KQZ-së, që është një institucion kushtetues, ashtu dhe të Kolegjit Zgjedhor me vendimet e njëpasnjëshme që u ndërmorën, që ishin haptazi joligjore, jo të drejta, që në vend të jepnin drejtësi dhanë padrejtësi, që të frenonin gjithë atë shkallë të lartë manipulimi që u zhvillua qysh nga herët. Kur themi “qysh nga herët”, nuk duhet të shikojmë thjesht vetëm numërimin apo vendimet antiligjore të komisionit “Ristani”, apo vendimet antiligjore të gjykatës së Tomës apo të Sashenkave.
- A keni prova për këtë?
- Sigurisht që prova kemi, por çështja është se provat janë për ata që kanë sy t’i shikojnë dhe veshë t’i dëgjojnë dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të vënë përpara përgjegjësisë ata që bëjnë këtë shkallë manipulimi. Këtu unë kam jo pak prova, në një dosje kam 10 mijë emra.
- 10 mijë emra të importuar?
- 10 mijë emra që ekzistojnë në listat e zgjedhësve të Tiranës me një parje vetëm gjatë muajit të fushatës elektorale nga ekspertë të PS-së. Çfarë janë këta 10 mijë emra? Janë emra shqiptarësh, të cilët janë regjistruar në 2 qendra votimi ose në 2 njësi bashkiake, duke ndryshuar vetëm elemente të gjeneraliteteve të tyre. Çfarë dua të them me këtë? Nëse është emri i njëjtë, atësia e mëmësia dhe mbiemri i njëjtë, vendlindja e njëjtë, në tria elementet: të vitit të lindjes, të datës së lindjes apo të muajit të lindjes, ndryshon vetëm një nga këto elemente dhe programi për të kontrolluar apo për të bërë transparencën e votuesve të zgjedhësve nuk rezulton. Është dashur një kohë 1-mujore që ekspertët tanë të nxjerrin që vetëm në Tiranë nga dublimet brendapërbrenda Tiranës janë 10 mijë dublime. Ja ku janë provat, prokuroria le t’i marrë dhe le të vërë para përgjegjësisë ata që duhet vënë.
- Në këto lista ka marrë pjesë Bashkia e Tiranës?
- Do të vij dhe aty. U fola që janë 10 mijë ato brenda njësive bashkiake të Tiranës. Këtu kam disa lista të tjera të rrethinave të Tiranës, që janë vetëm pjesore, ku familje të tjera janë edhe në Paskuqan, edhe në njësitë bashkiake të Tiranës, sipas parimit “fshati të rrethojë qytetin”. Kështu, do të thosha, kam një listë të tjetër që edhe nga rrethet, pjesore përsëri, sepse s’kemi arritur të përfundojmë të gjithë punën tonë, pasi s’është puna jonë, në fund të fundit, që të bëjmë këtë hetim, këta persona vijnë në Tiranë. Shtojmë këtu dhe kartat false. Deri tanimë kemi evidentuar gati 15 mijë të tillë, po shtoj këtu dhe kartat false. Pra, keni 15 mijë emra të dubluar, 10 mijë nga Tirana, 5 mijë nga rrethet. Këto po thoni?
Të gjitha janë pjesore. Kaq kemi të dokumentuar deri në këtë moment.
- Po ju bëni akuza vetëm për Tiranën, ndërkohë që në qytete të tjera, ku ju keni fituar, përkundrazi, thoni se kanë qenë zgjedhje të mira dhe me standarde? Si është e mundur, ka dy standarde qëndrimesh në dy hapësira të ndryshme politike?
- Nuk thashë pikërisht këtë. Nuk është problemi se edhe në qendra të tjera urbane apo rurale nuk qenë këto probleme. Përkundrazi, është meritë e medies që raste, dhe pse sporadike, i ka bërë publike. Kam parasysh një emision që ekziston në një kanal tjetër televiziv, që ka kapur dhe ka deklaruar publikisht se 20 familje nga Lazarati, fjala vjen, shkojnë dhe zhvendosën e regjistrohen në Buz të Tepelenës, që ka gjithsej 300 votues, për të fituar ai që fitoi. E pra, kështu mund të vazhdoja me plot lëvizje ambulatore të votuesve shqiptarë nga pushtetarët aktualë në të gjithë territorin e vendit. Unë do të thosha se edhe në Tiranë, që unë them me gjithë 40 milionët e hedhura, me gjithë 40 mijë votuesit ambulatorë nga një njësi në një tjetër, me gjeneralitetet e shtrembëruara, për të gjithë ata shqiptarë që kanë lëvizur nga rrethinat e Tiranës sipas parimit të Mao Ce Dunit “fshati të rrethojë qytetin”, me gjithë ato lëvizje nga të gjitha trevat e Shqipërisë për të ardhur dhe për të votuar në Tiranë, deri te barsoletat që doktori dhe infermierja kosovare kishin në gishtin e majtë të njëjtën shenjë ditën e martë që kishte dhe pacienti shqiptar. Ky i fundit tha: “Për çudi, paskemi të njëjtin shenjë në gishta. Mirë unë që kam pasur votime, po ju çfarë keni pasur?” Dhe ata çfarë të bënin? Vetëm buzëqeshën, se, për fat të mirë, kishte qenë boja e cilësisë, s’kishte ikur nga e diela në të martën që pacienti nga Shqipëria vizitohej. Pra, me gjithë këto karta të falsifikuara, me gjithë këtë maskaradë të madhe elektorale, që u përqendrua i gjithë pushteti dhe e gjitha makina shtetërore në Tiranë, përsëri Edi Rama fitoi ngushtësisht, por me 10 vota. Atëherë kryeustai i qosheve tha: “Kur unë vodha 40 mijë vota, si ka mundësi ta lë për 10 vota?!” Ka dy muaj që tori e çfarë nuk tori, me Ristan, me Tomë dhe me Sashenkë, derisa mori atë që realizoi: që nga 10 të kalonte me 90 vota në mënyrën më të padrejtë, në mënyrën më të paligjshme, duke i vënë një lloj turpi demokracisë, duke u shuar shpresën shqiptarëve për votime të lira dhe demokratike, duke venituar shpresën e shqiptarëve për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke e bërë Shqipërinë një vend që tregohet me gisht nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, brenda familjes sonë europiane, por edhe matanë Europës, siç janë SHBA-të, për të cilat ju patët nderin dhe fatin, dhe teleshikuesit tuaj, që 1 javë më parë përcolli mesazhe shumë të drejtpërdrejta dhe shumë realiste për të gjithë politikën, qytetarët shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
- Ka një tregues tjetër që s’është referendum dhe që s’e keni fituar. Kryetari i partisë dhe kryereferendari humbet garën e vet direkte në Tiranë qoftë edhe duke fituar me 10 vota, siç thoni ju.
- Nëse edhe ju si analist, si drejtues emisioni e quani të humbur kandidatin tonë dhe liderin e opozitës në Tiranë...
- Qoftë edhe me 10 vota s’është fitore...
- Edhe me një votë je i fituar, e para. Në demokraci kjo është, një votë më shumë je i fituar. Por e dyta, ju me pyetjen tuaj, kur më thoni “dhe me 10 vota”, me një të fshirë të lapsit m’i hoqët ato argumente që unë thashë pak më lartë. Unë thashë më lart se janë 40 mijë votues të importuar kundër këtij kandidati, kundër këtij kryetari. Unë thashë se janë 40 milionë euro të hedhura kundër këtij kandidati, kundër këtij lideri.
- Keni qenë në pushtet për 8 vjet, pse s’i forcuat institucionet?
- Sigurisht që kemi qenë në pushtet dhe s’kemi bërë absolutisht të njëjtën gjë.
- Keni bërë reforma në bashkëpunim me këtë mazhorancë, pse i bëtë në mënyrë të tillë që të japë këto pasoja sot?
- Ju lutem, t’i marrim gjërat me radhë. Kemi qenë dhe ne në pushtet. Sigurisht që nuk predikoj se gjithçka e kemi bërë mirë, në mënyrë hyjnore. Përkundrazi, edhe ne kemi bërë gabime, në ndonjë rast dhe faj, por absolutisht nuk kemi bërë të tilla. Nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë KQZ-ja e qeverisjes 8-vjeçare të PS-së me KQZ-në e Sali Berishës dhe të Ristanit sot. Unë kam lënë pushtetin si forcë politike më 2005-n dhe kam pasur në gjykatë, në këtë kolegj që predikojmë ne sot, ka pasur jo pak, por 7-8 mandate në lojë, kur problemi bëhej për 2-3 mandate dhe që unë përsëri mund të isha në pushtet. Përjashtoni një mandat me të drejtë, që u hap kutia dhe u numërua, të gjitha mandatet e tjera unë i humba me vendime të Kolegjit. Ashtu e menduan ata, pra unë s’ndikova. Nuk është e njëjta gjë, s’mund të heqim të njëjtën paralele.
- Keni fituar mandate në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2001.
- Për cilën Gjykatë Kushtetuese e keni fjalën?
- Në vitin 2001...
- Sigurisht që ka pas të drejtë që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në atë kohë. Nuk më kujtohet rasti, por mos harroni se unë, kur fillova përgjigjen e pyetjes që ju më bëtë, e fillova që edhe ne kemi bërë gabime, por jo faje të kësaj natyre. Nuk mund të hiqet e njëjta paralele, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. E para. E dyta, “edhe ju i keni zgjedhur” thoni. Po, i kemi zgjedhur, në Gjykatë Kushtetuese, në Gjykatë të Lartë, në Kolegj, i kemi zgjedhur, në parlament, sipas Kushtetutës. Çfarë ka ndodhur? S’ka më votim në parlamentin shqiptar. U hoq votimi i fshehtë për institucionet kushtetuese të një vendi, në daç për Gjykatën Kushtetuese, në daç për Gjykatën e Lartë, vetëm e vetëm për të vajtur militantët e partisë. Ky shtrembërim i madh i principeve demokratike, i shtetit të së drejtës, i pavarësisë së institucioneve dhe legjitimitetit të tyre. Detyrimisht edhe ata njerëz që janë, sigurisht që janë bërë leva të kësaj partie në pushtet. Këtu s’është problem thjesht se kush e mori këtë parti, qoftë kjo edhe kryeqytetin. Këtu është rrëzuar komplet ngrehina e pavarësisë së institucioneve të shtetit demokratik, të shtetit të së drejtë. Kjo është shumë alarmuese, shumë shqetësuese, shumë dëshpëruese për këdo, jo thjesht për opozitën. Ne do të përmbushim, u thashë, misionin tonë si opozitë, se prandaj jemi si forcë politike. Por nuk mjafton vetëm kjo, pasi në ekranet televizive dalin mjaft të analizuar dhe mjaft analistë që janë shtuar, që ndoshta për bukën apo me paratë e pushtetit sigurisht përgjërohen për standardet demokratike, përgjërohen për shtetin e së drejtës, përgjërohen për suksese ekonomike dhe në fund Shqipëria mbetet jashtë dyerve të integrimit në BE.
- Si përfundim, zoti Ruçi, do ta njihni Lulzim Bashën si kryetar bashkie në Tiranë?
- Tashmë ne s’do t’i marrim çelësin e Bashkisë, derën e Bashkisë e ka të hapur. Sigurisht që ai është “legjitim” sipas këtij vendimi, të kësaj gjykata. Pra ky manipulim që Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëri për Tiranën u “pastrua” nga ky vendim i këtij kolegji të kastruar. Por kjo s’do të thotë se ne nuk do të dalim dhe të bëjmë barrikadë për të mos u futur Lulzim Basha. Ai rrugën e ka, derën e bashkisë e di, le të vazhdojë, por duhet të dijë se ka vjedhur një mandat dhe është shpallur fituesi humbës në krye të bashkisë. Moralisht, politikisht dhe institucionalisht si do të funksionojë kjo? Kjo është e drejtë e tij...
- Synimi juaj strategjik është rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme?
- Çdo opozitë edhe në kushte normale do të kërkonte çdo orë e më parë zgjedhje të parakohshme. Por këtu ka një kauzë të madhe, që ne si socialistë që nga zgjedhjet e 2009-s kemi kërkuar zgjedhje në Shqipëri, që të bëhen zgjedhje. Këtu del në plan të dytë se kur do të bëhen zgjedhje. Plani i parë, kauza jonë ka qenë do të ketë apo s’do të ketë zgjedhje në Shqipëri, do të bëhen apo s’do të bëhen zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri. Për fatin tonë të keq, ndodhi ajo që s’duhet të ndodhte, që përsëri Shqipëria pas dy vjetësh, përsëriti në mënyrë më qesharake, më të keqe të mundshme, atë që ndodhi përpara dy vjetësh. Problemi është do të bëhen apo s’do të bëhen zgjedhje? Ka pasur shumë pyetje nga ana juaj nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhje apo do të braktisë opozita më 8 maj zgjedhje etj. Faktikisht nuk doli asnjë nga këto. Përkundrazi, unë ua rideklaroj atë që ju thashë më parë: ne jemi opozitë dhe jemi opozitë për të ardhur në pushtet dhe s’kemi mekanizëm tjetër për të ardhur në pushtet veçse pjesëmarrjes në votime, veçse votimi. Çështja është do të ketë votim apo s’do të ketë, ky është problemi.
- Pra, nuk do të kërkoni rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhjeve të parakohshme, por do të kërkoni reforma?
- Jo, jo, s’thashë këtë. Përkundrazi, gjatë gjithë bisedës apo debatit që zhvilluam bashkë unë kam adresuar akuzën time direkte te kjo mazhorancë, unë kam adresuar argumente konkrete te një njeri, që ka emrin Sali Berisha dhe unë kërkova hapa konkretë dhe përsëri kërkova nga ky njeri, i cili ka dhënë prova të mjaftueshme dhe të besueshme se nuk i korrigjon këto ashtu siç parashtrova më lartë. Ka vetëm një rrugë: largimi i tij nga pushteti. Cilat janë mjetet? Sigurisht vetëm pushkë jo. Ka perënduar ai sistem që pushteti merrej me pushkë dhe mbahet me pushkë. Ai njeriu që e mban me pushkë është atje, te ne, megjithëse thanë pushkë e mitraloza, çadra, stilolapsa etj., asnjë gjë s’u vërtetua atje. Atje ishte vetëm një element nga sistemi i kaluar, sipas të cilit “pushteti merret me pushkë dhe mbahet me pushkë”. Ai doli dhe nxori pushkën nga frëngjia e kullës së barit të tij për të mbajtur pushtetin.
- Berisha ka ik me pushkë dhe ka ardhur me votë në fakt më 2005-n...
- Me pushkë s’e ka hequr njeri në radhë të parë.
- Në vitin 1997...
- Kjo është tezë e Berishës dhe i beson gënjeshtrës së tij ai. Qe Berisha që armatosi mercenarë të tij për të mbajtur pushtetin dhe populli i doli për zot vetes për t’u mbrojtur nga pushka e Berishës. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Nuk qe opozita ajo që rrethoi Saliun me pushkë. Absolutisht jo, opozita kërkoi, shteti ra, s’është përgjegjësi e opozitës se ranë institucionet e shtetit, është përgjegjësi e atij që ka pushtetin. Nuk erdhi opozita me pushkë, por erdhi me votë. Një ditë opozita do të ikë përsëri me votë. Dhe përsëri opozita iku me votë dhe nuk përdori as KQZ-në që e kishte të sajën sipas Saliut, as Kolegjin që e kishte të sajën sipas Saliut, përkundrazi, i la organet në lirinë e tyre kushtetuese, në lirinë e tyre të ligjit që ato t’i jepnin verdiktin e tyre.
- Të fokusohemi, do të kërkoni rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme?
- Absolutisht që ne do të kërkojmë vendosjen e situatës demokratike në Shqipëri, që është sistemi i të drejtës dhe sistemi i drejtës fillon nga vota, fillon nga njerëz të përkushtuar që duan të zbatojnë kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit. Sigurisht që kjo qeveri tregoi më shumë se një herë që jo vetëm që nuk zbaton ligjin dhe Kushtetutën, por përkundrazi e shkel atë. Pra, ka humbur kredon e saj jo vetëm morale, por edhe politike dhe institucionale.
- Pra, zgjedhjet do të jenë në 2013...
- Zgjedhjeve u ka kaluar afati i zgjedhjeve. 2013 është afati kushtetues të cilën duket sikur është larg, por është shumë afër, 16-17 muaj janë, Por, për hallet që ka Shqipëria sigurisht që janë shumë larg. Kështu që, nëse vërtetë qoftë ky dhe Sali Berisha i dhimbset, dhe ka qoftë minimumin e etikës për të zgjidhur këtë krizë politike, këtë krizë ekonomike, krizë të institucioneve, këtë imazh të shtrembëruar të Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, këtë mungesë në fund të listës për marrjen e statusit të vendit kandidat, le t’i bënte si shqiptarë një shërbim të fundit vendit dhe atdheut të vetë, të jepte dorëheqjen dhe të krijohej një qeveri që të bënte zgjedhje të lira e demokratike me besueshmëri reciproke të të gjitha palëve politike.
- Ua jap unë përgjigjen që sot që s’ka për të ndodhur...
- Absolutisht, pse ju mendoni se unë e predikoj dhe e ëndërroj, apo e besoj këtë? Aq më pak jo.
- A do ta bëni efiçent kryesinë e partisë, se ka dy vjet që në PS s’mblidhet për shkak se një pjesë e madhe janë kundër Edi Ramës...
- Nuk do ta pohoja këtë që ka 2 vjet, përkundrazi, para pak ditësh është mbledhur Kryesia e partisë që ka shqyrtuar dhe ka marrë vendimet përkatëse. Sigurisht që do të pajtohesha me ju që a ka qenë efiçente institucioni i kryesisë së partisë për të gjithë problematikën që ka pasur. Pajtohem se nuk ka qenë në ato nivele që ne pretendojmë dhe që është ky organizëm. Kjo do të jetë një pjesë e së tërës për sa i përket zhvillimeve të punimeve të kongresit të partisë. Sigurisht që edhe kjo kryesi dhe kjo asamble do të japin një llogaridhënie në Kongresin e partisë, dhe do t’i nënshtrohen nga e para, të gjithë pa përjashtim, edhe këta që janë dhe ata që pretendojnë të jenë, një votimi demokratik në kongresin e partisë.
- Çfarë e ka bërë inefiçente kryesinë e PS dhe si mund të bëhet efiçente ajo?
- Të mos tëfutemi të bëjmë analizën se këtë analizë...
- Aq sa i intereson publikut, s’po themi për gjëra teknike...
- Kryesia e PS-së duhet të jetë me anëtarë të saj ku të mbulojnë një territor të caktuar, një problematikë të caktuar. Ndoshta kjo ka qenë edhe defekti i saj që ju e quajtët me terminologjinë mosfunksionim dhe që unë e thashë, kjo Kryesi mund të ishte më në krye të halleve, problemeve, problematikave që ka pasur dhe ka Partia Socialiste. Ajo që unë mendoj është se çdo njeri që do të ketë nderin, të ketë fatin të jetë në krye të kësaj partie përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në forumin e Kryesisë së partisë duhet të mbuloj një problem dhe një territor të caktuar. Mbi bazën e një problemi të caktuar, të një drejtimi të caktuar, të një territori të caktuar, sigurisht që bashkësia e të gjitha këtyre do ta bënte më efektive dhe më kolegjiale funksionimin normal të një kryesie partie, të një partie, që pretendon dhe që është alternativa e vetme për të ardhur në pushtet.
- Anëtarë të kryesisë të PS-së jo vetëm që nuk janë parë më në ambientet e PS-së, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë së PS-së, por me sa dimë, një pjesë e mirë e këtyre anëtarëve kanë votuar për Lulzim Bashën në këto zgjedhje...
- Nuk mund të pohoj të njëjtën gjë. Është e drejta juaj ta predikoni, nuk do ta dëshiroja.
- Unë kam fakte...
- Unë s’kam fakte të kësaj natyre. Sigurisht që është e drejtë e kujtdo, ata janë në lirinë e tyre si qytetarë, si votues, si partiak, të votojnë për kë të duan. Kjo është jashtë mundësive të mia. Unë do t’i dëshiroja shumë ata që të ishin pjesa aktive dhe më aktive e punës agjitative, organizative, bllokuese për manipulimin e rezultatit të Tiranës. Sigurisht që për pjesën e parë mund të flas. Nëse ne do të ishim edhe më aktiv, sigurisht që rezultati jonë do të ishte edhe më i thellë, edhe për Tiranën.
- Pra, keni pasur dhe ju gabimet tuaja për rezultatin e Tiranës...
- Për të gjitha ato që thashë unë nuk justifikoj dhe atë që kemi marrë rezultatin më të thellë. Rezultatin më të thellë dhe atje ku e kemi marrë, sigurisht ne evidentojmë si bleta nektarin, ku kemi pasur mangësi. Edhe atje ka mundësi, jo më këtu....
- Besoj se më të mëdha kanë qenë në Tiranë...
- Sigurisht që rezultati i ngushtë i Tiranës, veç faktorëve të tjerë objektivë, forca jonë elektorale në Tiranë është e tillë që pavarësisht nga milionat e hedhura, pavarësisht nga mijëra votues të importuar, pavarësisht nga mijëra karta të falsifikuara, përsëri PS, siç rezultoi është fituese. Por nëse do të kishim bërë ne në Tiranën punën akoma më mirë seç e bëri elektorati i Tiranës, unë po ju them që Edi Rama s’do të ishte fitues me 10 vota, por me 10 mijë vota. Kështu që, në këtë kuadër ne bëjmë analizën duke parë me sy kritik edhe veprimtarinë tonë.
- A ka një fajtor për këtë?
- Absolutisht jo. Nëse e keni pyetjen për kryetarin e partisë, po ka një njeri që ka e përmbushur detyrën absolutisht mirë në këto zgjedhje ka qenë ai që përballoi fushatën elektorale në të gjithë territorin e vendit dhe që u përball me të gjithë këtë maskaradë elektorale, ku e gjithë makina shtetërore, me paratë e krimit, të korrupsionit, të manipulimit elektoral, iu kundërvu vetëm që të arrinte në një pikë, në një votë më shumë se sa Edi Rama. Nuk realizoi dot.
- Po, por ndërkohë që ju kujdeseshit për pemën elektorale iu pre dega që kishit hipur vetë, dega e Tiranës...
- Po të kishte ndodhur kjo elektoralisht dhe në mënyrë të drejtë dhe të pastër, sigurisht do të klithe një përgjigje tjetër. Por, kjo nuk ndodhi, siç i kishte bërë llogaritë gabim Berisha me të tijtë dhe përsëri Edi Rama rezultoi fitues. Në këtë kuadër do të thosha se nëse do të pyesje, por jo këtu në studio, jashtë studios, në një moment relaksi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën do të thoshin një përgjigje: “Ore sa të tmerrshëm paskeni qenë! 40 mijë i prumë, 40 milionë i harxhuam, një makinë shtetërore e përdorëm, gjithë qeverinë vetëm kundër Edi Ramës, ai prapëseprapë 10 vota doli!”
- Po nëse Lul Basha do të merrte dhe 11 vota të tjera, çfarë do të ndodhte me Edi Ramën?
- Kjo është normale në demokraci, nëse vërtetë ka demokraci. Unë e respektoj dhe Edi Rama gjënë e parë që do të bënte do të merrte në telefon Lul Bashën dhe do t’i thoshte në momentin e fundit që u numërua vota e fundit, ta gëzosh dhe të uroj të gjithë sukseset, je i mirëpritur të dorëzoj detyrën. Kjo është kultura politike e forcës politike që ai përfaqëson dhe atij si intelektual dhe politikan.