Mbetësit e maturës, MASH, rikthen sezonin e vjeshtës
14/07/2011 Këta maturantë, humbasin pranimet në universitete publike, u lejohet kalimi në privat
Rikthehet sezoni i vjeshtës për maturantët mbetës. Ndonëse në rregulloren e provimeve të publikuar muaj më parë Ministria e Arsimit vendosi heqjen e sezonit të vjeshtës për të gjithë maturantët që do të rezultonin mbetës në një nga provimet e maturës, tashmë ky rregull nuk do të jetë më fuqi, çka do të thotë se të gjithë maturantët mbetës gjatë muajit shtator, sipas kalanderit të datave që do të miratojë Ministria e Arsimit, mund të paraqiten pranë shkollave të mesme për të ridhënë provimin ku janë klasifikuar jokalues. Megjithatë, kjo nuk do tu japë atyre të drejtë që këtë vit të konkurrojnë për pranimet në shkollat e larta. Konkretisht, burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se kjo kategori maturantësh në vjeshtë do të japin të gjitha provimet ku kanë rezultuar mbetës qoftë në lëndët me zgjedhje, qoftë në ato me detyrim. Duke marrë nota kaluese në këtë sezon, ata do të pajisen me diplomën e maturës, çka i lejon të vijojnë studimet e larta në strukturat private gjatë këtij viti akademik, që do të iniciojë në muajin tetor, ose të presin vitin e ardhshëm për të rikonkurruar sërish në strukturat publike. “Matura 2011 është matura e fundit që mbështetet në programin e vjetër mësimor të gjimnazit. Për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi tu ofrojë maturantëve që kanë mbetur në një ose më tepër provime të maturës mundësinë për tu riprovuar në sezonin e vjeshtës në muajin shtator të këtij viti. Datat e provimeve të sezonit të vjeshtës do të njoftohen në një kohë të dytë, por mbetet në fuqi e drejta e maturantëve mbetës për të dhënë provimet edhe vitin e ardhshëm. DAR/ZA do të udhëzohen për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës”, - konfirmojnë burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të nisë ndarja e diplomave për nxënësit që rezultuan kalues në katër provimet e maturës. Aktualisht procesi i maturës ka përfunduar, duke i hapur udhë kështu procesit të llogaritjes së pikëve për pranimet në strukturat publike të shkollave të larta. Duke filluar nga java e ardhshme, do të nisë plotësimi i formularit të preferencave, ku vetë maturantët duhet të listojnë dhjetë degët ku duan të vijojnë studimet universitare, duke filluar nga më e pëlqyera te më pak e preferuara në rend zbritës. Për shkollat e larta publike gjatë këtij viti pritet të konkurrojnë rreth 40 mijë kandidatë, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre do të mund të gëzojë të drejtën për tu pranuar, pasi kaq është dhe numri i kuotave të aprovuara.