E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS sot vendoset per fillimin e protestave

TIRANE-Kryetari socialist Edi Rama ka thirrur sot pasdite rreth ores 1700 mbledhjen e kryesise se partise. Burimet nga kjo parti bene te ditur se teme e diskutimeve ne kete mbledhje do te jene protestat qe mund te nisin pas dates 9 nentor. Do te percaktohet gjithashtu edhe kalendari i qyteteve dhe deputeteve qe do te jene te ngarkuar me organizimin e protestave. Mbledhja e kryesise pritet te therrase edhe Asamblene Kombetare e cila gjithashtu mund te mblidhet pas datave 8-9 nentor. Nuk dihet nese ne keto mbledhje forumesh do te diskutohet per perfshirjen e Erion Veliajt ne ndonje nga strukturat pasi mesohet se nuk do te kete ndryshime te brendshme. Por nuk perjashtohen diskutimet per ceshtjet e brendshme ne mbledhjen e sotme. Nga ana tjeter anetaret e kryesise do te diskutojne situaten me te fundit politike qendrimin ndaj parlamentit por edhe per ceshtjet organizative te partise.

Nderkohealeatet e PS-se jane te gatshem qe te nisin protesta te ashpra per te rrezuar qeverine lsquoBerisha dhe per te afruar zgjedhjet e parakohshme si e vetmja zgjidhje e krizes. Ata jane mbledhur dje ne nje takim informal pa pranine e kreut te PS-se dhe kane diskutuar rreth situates politike ne vend duke u konsultuar gjithashtu ne lidhje me hapat e metejshem.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›