E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Mblidhet sot komiteti i perbashket parlamentar i Stabilizim Asocimit Shqiperi- BE

Perfaqesues te te dy kraheve te politikes shqiptare do te ulen sot me parlamentaret europian ne takimin e dyte te komitetit te perbashket te Stabilizim Asocimit.

Delegacioni i europarlamentareve kryesohet nga Eduard Kukan ish minister i jashtem i Sllovakise njohes i mire i Ballkanit anetar i delegacionit te parlamentit europian per marredheniet me vendet e ballkanit Perendimor dhe anetar i komisionit te jashtem te parlamentit europian.

Eurodeputeti Kukan ka qene i angazhuar edhe ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine si dhe pjestar ne bisedimet e zhvilluara me ndermjetesine europiane mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites Edi Rama ne Strasburg majin e kaluar per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te qershorit 2009.

Takimi i sotem ka perfshire ne rendin e punes nder pikat e para situaten politike dhe reformen elektorale. Edhe ne takimin e pare te ketij komiteti te mbajtur ne maj kjo teme krijoi debate te forta jo vetem mes perfaqesuesve shqiptare por edhe europarlamentareve te cilet pergjithesisht mbronin perfaqesuesit e krahut te tyre politik.

Situata e krijuar beri ne ate kohe qe te deshtonte ne minutat e fundit edhe miratimi i nje deklarate te perbashket ne perfundim te takimit.

Qe nga maji i atehershem situata politike eshte thuajse e njejte. Konflikti per ceshtjen e hetimeve te zgjedhjeve eshte ende i hapur madje marredheniet mes paleve jane acaruar edhe me tej per shkak te disa perplasjeve ne parlament.

Ne kete kuptim edhe takimi i sotem rrezikon te jete nje fotokopje e atij te majit me te vetmin ndryshim qe europarlamentaret mund te kerkojne shpjegime se perse nuk eshte bere asgje pas miratimit te rezolutes nga ana e parlamentit europian ku kerkohet ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet dhe hapja rruge reformes elektorale.

Por edhe pikat e tjera te rendit te dites se takimit nuk eshte se premtojne ndonje situate me te qete.

Nder to jane edhe diskutimet per permiresimin e funksionimit te gjyqesorit dhe shtetit te se drejtes ne Shqiperi nje ceshtje per te cilen ka debate te vazhdueshme mes paleve politike. Po ashtu edhe pika qe ka te beje me te drejtat e njeriut mund te jete nje tjeter moment problematik.

Dy dite me pare perfaqesuesit e vendeve te bashkimit europian shprehen shqetesim per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Per shkak se Avokati i popullit zgjidhet me shumice te cilesuar posti ka disa muaj qe ka mbetur vakant. Ne deklaraten e leshuar ne Tirane u behet thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit.

Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj. Perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian u ben thirrje gjithashtu autoriteteve shqiptare te marrin masat e nevojshme per te garantuar venien ne zbatim sic duhet te ligjit kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Dje kryetarja e parlamentit jozefina Topalli tha se shumica eshte e gatshme tja lere opoziten perzgjedhjen e Avokatit te ri te popullit

Pasi jam konsultuar me kryetarin e mazhorances kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites.Ne kete rast behet fjale per Avokatin e Popullit dhe mazhoranca me oferten e re qe i ben Partise Socialiste i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit.- tha ajo

Zonja Topalli tha se kete oferte ja kishte bere te ditur kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci me te vetmin kusht qe kandidatura te mos kete marre pjese ne gjyqe politike gjate periudhes komuniste dhe te mos ishte perfshire ne raste te shkeljes te te drejtave te Njeriut.

Por socialistet e hodhen poshte kete propozim permes nenkryetarit te grupit Saimir Tahiri

Oferta e znj. Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen. - tha ai

Takimi i sotem i komitetit te perbashket parlamentar te Stabilizim Asocimit zhvillohet vetem pak dite perpara se Bashkimi europian te vendose te hene e ardhshme per liberalizimin e vizave per qyetaret shqiptare dhe nje dite me pas Komsioni europin te shpreh opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›