E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia i shpeton pezullimit. 120 mije euro gjobe per incidentin ne Itali

Ndryshe nga pritshmeria dhe deklaratat e presidentit te UEFA-s Michel Platini per tolerance zero Komisioni Disiplinor i qeverise evropiane te futbollit nuk eshte treguar shume i ashper me Serbine.

Humbja e ne tavoline e ndeshjes me rezultatin 3-0 zhvillimi i dy sfidave te ardhshme pa tifoze dhe 120 mije euro gjobe ky eshte penalizimi per federaten serbe tifozet e se ciles ishin protagoniste te ngjarjeve te dhunshme te ndodhura ne stadiumin Marassi te Genoas gjate ndeshjes Itali-Serbi per eliminatoret e Euro 2012 ne grupin C e cila u pezullua pas vetem gjashte minutash loje.

Nuk ka shpetuar as federata italiane e cila eshte denuar me nje ndeshje pa tifoze dhe me 100 mije euro gjobe pasi nuk ka marre te gjitha masat e duhura per mbarevajtjen e ndeshjes.

Pas ketij vendimi te Disiplinorit te UEFA-s Serbia mund te beje nje frymarrje cliruese pasi me pare nje mundesi ishte edhe perjashtimi i saj nga Euro 2012. Shkak per kete hipoteze jane ngjarjet e dhunshme te perserituar nga tifozeria serbe te cilat kapen kulmin me incidentet ne Genoa gjate dhe pas ndeshjes me Italine ku u dogje edhe flamuri shqiptar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›