E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga kalendari i javes se nente

Java e 9-te e Superliges do te ngreje siparin kete te shtune ku sfida me e spikatur e dites se saj te pare eshte ajo mes Vllaznise dhe Flamurtarit. Skuadra shkodrane kthehet ne tempullin e saj Loro Borici pasi ka ulur ne pankine Mirel Josen. Trajneri i ri do te kerkoje te debutoje me nje fitore perballe tifozerise vendase e cila shpreson qe me teknikun kryeqytetas skuadra kuqeblu do te ndryshoje burse pas nisjes jo te mire qe i ka bere ketij sezoni.

Ky eshte objektivi kryesor i Vllaznise por ne te njejten kohe aspak i lehte duke pare ecurine pozitive qe kundershtaret kane patur deri tani. Flamurtari do te kerkoje te konfirmoje me nje tjeter fitore ne trasnferte objektivin sezonal per te rivalizuar ne garen per titullin kampion. E shtuna e javes se nente te Superliges do te sjelle du ndeshje te tjera interesante ku Skenderbeu do te zbrese ne transferten e veshtire te lacit ndersa Besa do te luaje ne fushen e Bylis qe eshte ne kerkim te pikeve dhe mendon te marre maskimumin ne shtepine e tij.

Kjo jave e kampionatit elitar te futbollit shqiptar do te vijoje me dy perballjet e dites se diele. Tirana do te kerkoje te ktehehet te fitorja ne fushen e saj kunder Teutes e cila vjen ne kete sfide me nje strishe pozitive ne ndeshjet e fundit. E diela rezervon nje derbi te vertete ku Elbasani do te prese ne Ruzhdi Bizhuta fqinjet rivale te Shkumbinit.
Java e nente e Superliges do te plotesohet me takimin e dites se hene ku kampionet ne fuqi te Dinamos do te kerkojne te vazhdojne shkeputjen ne krye te renditjes ne transferten kunder Kastriotit qe ne fushen e tij ka treguar se eshte me te vertete i veshtire per tu mundur.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›