Kryesia e re e PS-se ja si do te votohen anetaret e struktures se larte

Klosi Lista do te paraqitet nga kryetari por eshte e hapur per kandidatura shtese
Ne prag te zhvillimit te mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste forum ne te cilin pritet te zgjidhen anetaret e rinj te Kryesise se selise roze zbardhet menyra se si po pergatiten listat e kandidateve dhe menyra e votimit te tyre. Me 2 dhjetor anetaret e Asamblese Kombetare te zgjedhur ne Kongresin e 5 nentorit do te votojne ne menyre te fshehte kryesine e re te PS-se nje prej strukturave me te larta drejtuese te kesaj force. Kjo forme votimi do te perdoret per here te pare ne zgjedhjet e socialisteve pasi me pare votimi ishte i hapur dhe anetaret e asamblese votonin thjesht me ngritje dore. Sekretari organizativ i PS-se Blendi Klosi ishte ai qe beri te ditur dje ndryshimin e menyres se votimit ne mbledhjen e ardhshme te asamblese. Do te jete vendimmarrja e drejtperdrejte e fshehte e ketij forumi ajo qe do percaktoje forumet drejtuese te PS-se kryesine dhe sekretariatin por natyrisht edhe kryetarin e Asamblese Kombetare - tha Klosi. Ky ndryshim i fundit duket se vjen pas kritikave te shumta te ardhura nga nje pjese e mire e deputeteve ne PS te njohur si zera ndryshe te cilet kane kerkuar me shume demokraci dhe liri debati brenda forces ku ata bejne pjese. Ndersa sa i perket listes se kandidateve e cila do te propozohet nga kreu i PS-se Edi Rama Klosi pohoi se lista do te jete e hapur per kandidatura shtese te ardhura si nga deputetet ashtu edhe nga anetaret e Asamblese Kombetare.
Kryesia e re
Ne 2 dhjetor do te mblidhet Asambleja e re Kombetare e dale nga vota e delegateve te Kongresit e cila do te perzgjedhe anetaret e rinj te kryesise se PS-se. Ndryshe nga vitet e tjera ne kete rast votimit i anetareve te asamblese do te jete i fshehte. Vendimmarrja e drejtperdrejte e fshehte e Asamblese Kombetare do te jete ajo qe do percaktoje forumet drejtuese te PS-se kryesine dhe sekretariatin - u shpreh sekretari organizativ Blendi Klosi. Por nje hallke e rendesishme dhe paraprake e procesit te zgjedhjeve eshte edhe ajo e listes perfundimtare te kandidateve qe do ti paraqiten asamblese me 2 dhjetor. Sipas Klosit edhe pse kjo liste do te propozohet nga kryetari i PS-se ne zbatim te statutit te kesaj force serish mundesia per kandidatura shtese eshte e hapur per te gjithe anetaret e Asamblese Kombetare. Lista e kryesise dhe sekretariati qe sipas statutit e propozon kryetari i partise por e gjithe asambleja eshte e hapur per kandidatura shtese. Lista nuk eshte fikse eshte e hapur me nje numer me te madh nga ata qe do te dalin nga votimi ne asamble - theksoi Klosi. Nje tjeter ceshtje ne kete kontekst eshte edhe ajo e rritjes se numrit te anetareve te kryesise nga 16 qe eshte aktualisht. Kjo rritje do te vije sipas sekretarit organizativ te selise roze per shkak te vete rritjes se numrit te anetareve te Asamblese i cili arriti deri ne 233 anetare. Kjo do te vendoset ne Asamble. Numri i asamblese eshte rritur per te pasur mundesi qe ata te zgjedhur nga forumet te jene me shume ne asamble se sa ata qe vijne per shkak te detyres se deputete apo kreret e rretheve - pohoi Klosi. Lidhur me mundesine e ekzistences se nje liste paraprake me emra te perzgjedhur te perfolur jo vetem nga media por edhe ne ambientet brenda selise se PS-se deputeti socialist e mohoi kete duke u shprehur se media eshte shume kreative por lista nuk ka. Ne 2 dhjetor Partia Socialiste do te mbledhe Asamblene Kombetare per te zhvilluar zgjedhjet e nje prej strukturave te saj drejtuese me te rendesishme si kryesia. Sa i perket zgjedhjes se struktures se dyte asaj te sekretariatit te PS-se selia roze ka vendosur qe ato te zhvillohen ne nje tjeter mbledhje te Asamblese.
Statuti i PS-se per zgjedhjen e kryesise
Neni 27 i statutit te Partise Socialiste - Asambleja Kombetare e PSSH zgjedh Kryesine e PSSH. Numri i anetareve te Kryesise miratohet nga AK me propozim te Kryetarit te Partise. Kryetari i PSSH propozon deri ne 1/3 e kandidaturave me shume se numri i miratuar per anetare te Kryesise. AK e PSSH ka te drejten e propozimit te kandidaturave shtese per anetare te Kryesise. Cdo kandidature shtese mbi listen e propozuar per anetar te Kryesise se PSSH nga AK duhet te kete mbeshtetjen e 10 te anetareve te AK.