E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia PE Sinjalet jane pozitive presim vazhdimin e bashkepunimit mes paleve

Eurodeputeti Kukan Ky do te jete nje tjeter shans per te deshmuar se gjerat kane ndryshuar

Situata e fundit politike ne vend pas arritjes se marreveshjes mes dy forcave kryesore u cilesua dje nga Parlamenti Evropian si nje sinjal pozitiv i cili duhet te vazhdohet edhe me tej duke arritur ne rezultate konkrete. Per eurodeputetet e PE-se konsensusi i fundit mes paleve per reformen zgjedhore dhe parlamentare si edhe per votimin e nje sere ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar duhet te kthehet ne shansin e vertete te vendit per ti treguar Evropes se situata politike ne vend ka ndryshuar. Kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan dhe eurodeputeti socialist Hannes Swoboda pohuan dje se rikthimi i dialogut mes PD-se dhe PS-se jane ndryshime pozitive te cilat jane mjaft te rendesishme vecanerisht per perceptimin ne Evrope. Une e ndjek nga afer dhe per fat te mire mund te them se po na vijne disa lajme pozitive nga Shqiperia. Duke e njohur situaten ne vend per nje kohe te gjate une do te deshiroja te me bindin se do te kete nje tendence te perhershme te atyre lajmeve pozitive. Por ne duhet ta themi se ka patur disa levizje ne skenen politike dhe cdo gje deshmon faktin se ka nje dialog te mire pozitiv mes dy partive politike gje te cilen mendoj se duhet ta inkurajojme me te gjitha mjetet. Ne kemi tashme disa prova per kete dhe le te shpresojme se e ardhmja do te sjelle me shume mundesi per ta konfirmuar kete trend pozitiv. Ne do te zhvillojme dialogun nderparlamentar ne Tirane me 8 dhe 9 dhjetor. Le te shpresojme se do te deshmohet qe sinjalet pozitive te meparshme nuk jane thjesht aksidentale - tha Kukan per Top Channel-in. Nga ana e tij eurodeputeti socialist Swoboda nenvizoi se Shqiperia i kuptoi mesazhet qe jane dhene nga dy partite e ndryshme politike te Parlamentit Evropian. Per te ardhmen e Shqiperise dy grupet kryesore politike duhet te punojne se bashku. Mund te kene sa te duan grindje sherre dhe dallime por per sa i perket reformave per Evropen ata duhet te qendrojne se bashku. Eumlshte shume e rendesishme per perceptimin ne Evrope qe ata nuk duhet te grinden per ceshtje te tilla - u shpreh ai.

Rregullorja e Parlamentit

Dy eurodeputetet e Parlamentit Evropian shprehen opinionet e tyre edhe ne lidhje me reformen parlamentare per te cilen palet rane ne konsensus pak dite me pare per ngritjen e nje komisioni per ndryshimin e rregullores se kuvendit duke u perpjekur per tiu afruar sa me shume rregullores se PE-se. Per kreun e delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan ceshtja e rregullores se Parlamentit eshte nje ceshtje qe i takon posacerisht politikes shqiptare por qe nga ana tjeter sipas tij kopjimi i formules se PE-se nuk do te ishte rezultativ. Une nuk mendoj se kjo eshte nje prej atyre ceshtjeve ku ata duhet te kopjojne Parlamentin Evropian. Behet fjale per nje institucion krejt te ndryshem i cili ka nje strukture teresisht te ndryshme me perfaqesues nga 27 vende evropiane - tha ai. Ndersa eurodeputeti Hannes Swoboda theksoi se eshte e arsyeshme te merren disa prej rregullave te Parlamentit Evropian dhe disa prej rregullave te parlamenteve kombetare. Por ajo qe ata duhet te klonojne nese mund ta themi eshte sjellja jone ndaj njeri-tjetrit dhe ne mes grupeve te ndryshme politike - u shpreh ai.

Lufta ndaj korrupsionit

Per eurodeputetin Swoboda nje nder ceshtjet me te rendesishme qe ka nevoje jo vetem vendi yne por edhe te gjitha vendet e rajonit eshte ajo qe lidhet me luften ndaj korrupsionit. Askush nuk duhet te perjashtohet nga lufta kunder korrupsionit nga gjyqet dhe nga aktivitetet e Prokurorise se Pergjithshme. Kjo duhet te jete absolutisht e qarte - pohoi ai. Ndersa Kukani theksoi se lufta kunder korrupsionit dhe sistemi i drejtesise duhet te punojne ne perputhje me standardet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›