Kryesocialisti Rama takon Presidentin Topi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon takimin me Presidentin Bamir Topi. Lideri i opozitës ka mbërritur në selinë e presidencës rreth orës 12:00. Burimet nga Presidenca deklaruan se rreth orës 14:30 do të zhvillohet takimi mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Sali Berisha.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet t'u paraqesë sot propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike, kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama.
Në orët e paradites Topi priti në zyrë ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian Helmut Lohan dhe ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio.